Një ditë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit forcat RENEA në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë realizuar një superaksion në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se kanë zbuluar një magazinë me vendodhje në Paper-Elbasan, në të cilën ndodheshin arsenal armësh të sofistikuara.
Policia ka sekuestruar 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë.
Ndërkohë, arsenali i armëve që u gjetën janë dërguar për ekzaminim për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në zonën e Elbasanit, pasi dyshohet se i përkasin një grupi kriminal të dyshuar për vrasje. Në vitin e fundit në këtë qytet janë bërë disa vrasje./l.m