Rehabilitimi i spitalit të Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan ka përfunduar dhe nga ky investim i qeverisë do të përfitojnë rreth 275 mijë banorë të këtij qarku. Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje investimin më të fundit në shëndetësi, me vlerë 174 milionë lekë.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga spitali më i ri në Elbasan, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Kryeministri Rama ndërsa publikoi pamjet e këtij spitali pas rehabilitimit. Spitali i ri në Elbasan ka një kapacitet prej 75 shtretërish, dy salla operacioni ndërsa së shpejti do të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë.
Investimet në shëndetësi synojnë të fuqizojnë spitalet rajonale për të çuar shërbimin pranë vendbanimit.