• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Elbasan, Rama prezanton Sejdinin: Vazhdojmë në drejtimin e duhur

by
08/05/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në qytetin e Elbasanit kandidatin e majtë për bashkinë e këtij qyteti, dhe njëherësh kreun aktual të bashkisë Qazim Sejdini.

Edhe pse deputeti i këtij qarku nga PS Ben Blushi nuk ishte prezent, Rama vijoi me prezantimin e Sejdinit. Në fjalën e tij Rama akuzoi qeverinë e mëparshme për mungesë investimesh në Elbasan, ndërsa shtoi se nuk është marrë asnjë masë kundër ndotjes së mjedisit dhe mbetjeve.

“Elbasani u la pas dorë për shumë kohë, dhe vetëm në muajt e fundit ka nisur të ndryshojë situata. Elbasani ka vuajtur ndotjen, sepse qeveria e mëparshme në Tiranë as nuk donte t’i dinte për këtë situatë. Pas 23 qershorit janë marrë masa që të sistemohet kjo çështje, dhe po ngrihet impianti i teknologjisë së lartë për përpunimin e mbetjeve në Elbasan. Qeveria e kaluar nuk ka marrë asnjë masë kundër ndotjes në Elbasan”, tha Rama.

Nga ana e tij shefi i qeverisë premtoi investime në Elbasan, duke u shprehur se në 4 vitet e ardhshme për këtë Bashki do të zgjidhet problemi i mungesës së ujit të pijshëm.

“Për këtë qytet sot mbetet sfidë mungesa e ujit të pijshëm. Me reformën e re territoriale të gjitha bashkitë do të kenë ujësjellësin e tyre dhe nuk do të jenë të varura nga komunat. Pas zgjedhjeve do fillojmë ta jetësojmë programin. Në 4 vitet e ardhshme do ta kemi zgjidhur problemin e ujit të pijshëm për qytetin dhe gjithë Bashkinë e Elbasanit”, tha Rama.

Rama nuk kurseu as kandidatin e djathtë për Elbasanin, Ardjan Turkun kur tha se e keqja e tij më e madhe është se është me PD.

 “Po le të ndalemi edhe tek kundërshtari i Sejdinit për këto zgjedhje. Morën Ardian Turkun e shkretë dhe sollën në Elbasan. S’e për çfarë erdhi, e dinë ata. Por qytetarët e Elbasanit e dinë, se e provuan njëherë. Ai s’ka asnjë të keqe në fakt si person, por e ka një të keqe të madhe se është me PD. Se kur je me PD nuk mund të bësh punë të mira, se s’të lë partia”, u shpreh Rama.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Prezantohet Sejdini, Blushi mungon: Nuk më njoftuan, e kuptueshme pse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In