Neglizhenca për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, me pasojë vdekjen e një shtetasi 63-vjeçar, ka çuar në pranga përgjegjësin e turnit dhe është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit një inxhinier nga Gostivari i Maqedonisë.
I arrestuari është Flamur Alterziu, 58 vjeç nga Elbasani, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi 30-vjeçar K.H. nga Maqedonia.
Viktima është 63-vjeçari N.D., nga fshati Dërstilë i Elbasanit, vdekja e të cilit ngarkon me veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” dy personat e sipërpërmendur.
Procedurat e mëtejshme hetimore do t’i vijojë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në këtë qytet.
a.ç