Policia e Elbasanit arrestoi një person pasi ka dhunuar nënën e tij edhe pse ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi Aldo Sabriu, 25 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi dje në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases R.Sh., 51 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrotje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor më datë 27.06.2017.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Dhunë në familje”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”./a.m.