• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ELBASAN/ Mashtrimi me punësimet, përgjimet çojnë në pranga edhe mikun të 28-vjeçares, Klodiana Kuqi

by Java News
20/07/2017 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas arrestimit të 28- vjeçares Klodiana Kuqi, pasi kishte mashtruar disa persona duke i marrë deri në 2000 euro me premtimin se do t’i punësonte në administratë, Policia e Elbasanit ka vënë në pranga edhe “bashkëpunëtorin” e saj. Beqir Gjura, 51 vjeç, u arrestua në flagrancë pas një kontrolli në banesën e tij. Ai akuzohet për “Falsifikim të vulave, i stampave ose i formularëve”. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar “Koordinatorja”, dy ditë pas arrestimit të 28- vjeçares, K. Kuqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gjurës, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dokumente identifikimi, fotokopje të shtetasve të ndryshëm, certifikata, leje kalimi në gjuhën greke, një leje qarkullimi automjeti, formular i paplotësuar (bosh) që ka vulë të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, automjeti i tij, si edhe dokumente të shtetasve të ndryshëm origjinale dhe fotokopje.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se: “Arrestimi i Beqir Gjurës u bë në vijim të operacionit të koduar ‘Koordinatorja’, ku vetëm dy ditë më parë me vendim të Gjykatës së Elbasanit, u mor masa e arrestit me burg për 28- vjeçaren, Kuqi, e cila u akuzua për veprën penale të ‘mashtrimit’”.

Në bazë të hetimeve të Policisë, e cila e kishte në survejim Kuqin thuajse prej një harku kohor prej një viti, kjo e fundit shoqërohej shumë me 51- vjeçarin Beqir Gjura. Në këtë kuadër pas ndalimit të saj, Policia me urdhër të Prokurorisë ushtroi një kontroll të imtësishëm në banesën e Gjurës, ku edhe sekuestroi materialet e sipërpërmendura.

Edhe pse Policia nuk ka pasur denoncime në adresë të tij, dhe se në bazë të hetimeve u konstatua se materialet e gjetura në banesën e tij nuk janë përdorur për t’u falsifikuar nga ndonjë individ, bëri arrestimin në flagrancë.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të vendosur nëse ai do të qëndrojë apo jo në qeli. Ka dyshime se Gjura dhe Kuqi bashkëpunonin me njëri-tjetrin për mashtrimin e personave të ndryshëm, të cilëve u merreshin nga 500 deri në 2000 euro, me premtimin se do t’u gjenin vend pune në institucione të ndryshme të Administratës Publike, kryesisht te Tatimet, Posta dhe Sigurimet Shoqërore.

Ndërkohë, pas arrestimit vajza 28-vjeçare nuk ka pranuar të ketë bashkëpunuar me Beqir Gjurën në aktivitetin e saj të jashtëligjshëm, duke mos pranuar edhe akuzat e bëra ndaj saj. Por mësohet se Kuqi ka deklaruar se e ka thjesht mik 51-vjeçarin dhe se asnjëherë nuk ka kryer aktivitet të jashtëligjshëm me të.

Edhe vetë Gjura, nga ana e tij, nuk i ka pranuar akuzat e falsifikimit nga ana e Policisë, por gjithsesi kjo e fundit sekuestroi provat materiale të gjetura në banesën e tij dhe dokumentet në lidhje me të i kanë kaluar Prokurorisë për hetim, për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshimtë të tij./ma.me

kuqi

 

Next Post
SHBA/ Vetëvaret këngëtari i ‘Linkin Park’, Chester Bennington

SHBA/ Vetëvaret këngëtari i 'Linkin Park', Chester Bennington

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In