• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasan/ Manastirliu: Nis sterilizimi i instrumentave spitalore, ulen infeksionet

by Java News
16/02/2018 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga deputetet e qarkut të Elbasanit, vizituan sot spitalin rajonal, ku panë nga afër procesin e sterilizimit, i cili sapo ka nisur edhe në spitalin e Elbasanit.

“Jam shumë e kënaqur të shoh që ky proces i standarteve europiane ka nisur edhe në spitalin rajonal të Elbasanit, ku instrumente të pandryshuar në 30 vjet, jashtë çdo lloj standardi sterilizimi ishin dhe një ndër shkaqet e infeksioneve të rënda post-operatore tek pacientët, sot janë zëvendësuar me instrumentet e rinj, duke ulur ndjeshëm infeksionet spitalore dhe duke rritur cilësinë e shërbimit”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Mjeku kirurg, Luan Rrapi, u shpreh se 400 intervente u kryen në muajin e parë me procesin e sterilizimit, duke ulur afër zeros infeksionet spitalore.

Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu se investimet në spitalin e Elbasanit do të vijojnë këtë vit.

“Ish-Kirurgjia e spitalit te Elbasanit me investimin e ketij viti me vlere 165 milion lekë do të shndërrohet në një urgjencë multifunksionale si dhe do të përfshijë shërbimin e kardiologjisë dhe neurologjisë. Investimeve në këtë spital i shtohet një gamë e gjerë dhe shumë e rëndësishme aparaturash biomjekësore moderne në 6-mujorin e parë të këtij viti, duke filluar nga rezonanca magnetike, grafia e lëvizshme, eko, inkubanotë etj, me vlerë rreth 1.2 milion euro”, u shpreh ministrja Manastirliu.

ma.me

 

Next Post
Dita e Holokaustit, Bushati: Sot shqetësim në Evropë disa parti ekstremiste

Bushati: Për BE-në është e rëndësishme që në Ballkan jo vetëm të sundojë ligji, por të ecë edhe zhvillimi ekonomik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com