Kryqi i Kuq shqiptar, në bashkëpunim me autoritetet vendore të Elbasanit ka shpërndarë ndihma për familjet e prekura nga zjarri dy ditë më parë.
Përfaqësuesit e organizatës humanitare i bënë thirrje gjithëkujt që ka mundësinë të ndihmojë të prekurit nga kjo fatkeqësi të kontribuojë.
Në cilësinë e drejtuesit të Shtabit të Energjencave Civile, prefekti Arben Kamami tha se po punohet me intensitet që dëmshpërblimi për këto familje të mos vonojë.
Edhe deputetja Evis Kushi u gjend pranë banorëve për të parë nga afër gjendjen në të cilën ata ndodhen.
Nga ana e saj, Bashkia e Elbasanit miratoi bonusin e qirasë për strehimin e këtyre familjeve, siç parashikohet në ligj.tch/a.k