Elbasan/Infektohen me koronavirus dy mjekë, tre infermierë dhe një edukatore, mbyllet kopshti

KoronavirusiELBASAN

Në Elbasan, gjatë 48 orëve të fundit, është raportuar se kanë rezultuar të prekur me Covid-19 dy mjekë familje, tre infermiere dhe një edukatore.

Pas rastit të raportuar për kopshtin nr.9 në Elbasan administrata e pushtetit vendor ka informuar prindërit e fëmijëve, që të mos paraqiten përkohësisht në këtë kopsht, deri sa të bëhet dezinfektimi i ambienteve të brendshme e të jashtme, si edhe hetimi epidemiologjik i kolegëve dhe kontakteve të edukatores, duke u bërë tamponi.

Ndërkaq, një ditë më parë u raportua se tre infermierë dhe dy mjekë të qendrës shëndetësore të lagjes “Skendërbej”, në Elbasan, ishin me Covid-19 dhe menjëherë ata janë vetëkarantinuar në shtëpi dhe janë zëvendësuar me personel tjetër dhe shërbimi vazhdon normalisht në qendrën shëndetësore. Rastet gjatë gjithë këtij muaji në Elbasan kanë qenë në shifra shqetësuese. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com