Tragjik ka rezultuar fati i një 61-vjeçari në Elbasan, i cili teksa hidhte mbeturinat te koshi i plehrave, ka gjetur vdekjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:06.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.