• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasan/ Dyfishohen kapacitetet e reanimacionit, Manastirliu: Fuqizojmë terapitë intensive në spitalet rajonale

by Ardit Rada
24/06/2020 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali i Elbasanit se po investohet për të rritur kapacitetet në spitalet rajonale për trajtimin cilësor të patologjive të tjera si dhe për përgjigjen e sistemit shëndetësor ndaj virusit të rrezikshëm COVID19

Elbasan, 24 qershor – “Dyfishojmë kapacitetet e terapisë intensive në spitalin e Elbasanit dhe forcojmë rrjetin e reanimacioneve në spitalet rajonale jo vetëm për t’ju përgjigjur situatës së shkaktuar nga COVID19 por edhe për përballimin e patologjive të tjera në spitale”. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu nga spitali rajonal i Elbasanit, ku u dorëzuan pajisjet e reja jetëshpëtuese për shërbimin e reanimacionit.

“Të gjithë pajisjet që sot po dorëzohen në spitalin e Elbasanit jo vetëm fuqizojnë terapinë intensive por edhe dyfishojnë flotën e pajisjeve të cilët ekzistonin më parë, por tani është një arsye më shumë që të trajtohen më shumë pacientë, duke shmangur ecejaket në Tiranë dhe për të mundësuar që të marrin trajtim afër vendbanimit. Ky është një synim afatgjatë i gjithë investimeve që ne kemi bërë në sistemin shëndetësor”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon puna për të rritur kapacitetet e testimit dhe ato diagnostike në këtë situatë të përballjes me COVID19. “Fuqizimi i shërbimit të terapisë intensive është një objektiv të cilin ne po e bëjmë realitet. Jo vetëm në këtë moment ku po përballemi me virusin e rrezikshëm Sars-Cov2 dhe ku të gjitha forcat janë mobilizuar për t’u përballur dhe për t’iu përgjigjur këtij virusi të rrezikshëm, qoftë për nga pikëpamja diagnostike me fuqizimin dhe rritjen e vazhdueshme të testimeve, edhe nëpërmjet fuqizimit të spitaleve tona, siç është Spitali Universitar “Nënë Tereza”, spitali “Shefqet Ndroqi” dhe gjithashtu edhe spitalet rajonale”, tha Manastirliu. Duke siguruar marrjen e masave për mjetet e mbrojtjes personale për personelin mjekësor, Manastirliu kërkoi vigjilencë të shtuar në këtë situatë dhe vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve për përballimin jo vetëm të COVID19 por edhe të patologjive të tjera.

“Faleminderit për gjithë punën e mirë dhe në kushtet e pandemisë, pasi ju keni pasur shumë më shumë ngarkesë dhe për një periudhë kohe keni mbajtur edhe ngarkesën e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe ja keni dalë me sukses. Ju siguroj se do të vijojmë t’ju japim mbështetje maksimale edhe përgjatë kësaj periudhe të fazës së dytë të rihapjes, e cila shoqërohet edhe me sfidat e veta, në rradhë të parë për të vijuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë shumë të rëndësishme, protokollet e sigurisë në spitale në mënyrë që të mos kemi përhapje të rasteve të COVID, pra të kemi mundësi që me zbatimin e protokolleve të parandalojmë, por edhe të ruajmë stafet tona mjekësore duke siguruar siç kemi bërë deri më sot por edhe në vijim të gjithë stokun e nevojshëm të materialeve të mbrojtjes personale, për të gjithë personelin tonë shëndetësor”, tha Ministrja e Shëndetësisë gjatë inspektimit në spitalin e Elbasanit. Me financimin e qeverisë shqiptare si dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, njësitë e terapisë intensive po fuqizohen jo vetëm në spitalet universitare në Tiranë por edhe në spitalet rajonale, me aparatura të teknologjisë së lartë për ofrimin e shërbimit cilësor, afër vendbanimit.

/e.rr

Next Post
BE klasifikon në një grup SHBA dhe Rusinë, kufiri mund të mbetet i mbyllur pas 1 korrikut

BE klasifikon në një grup SHBA dhe Rusinë, kufiri mund të mbetet i mbyllur pas 1 korrikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In