Makina e një efektivi policie është djegur gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, ku ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit E.Gj., punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan.
Makina ishte e parkuar dhe si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të detyrës së efektivit.
/a.r