• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ELBASAN/ Deputeti i PD Balliu në komisariat për ndalimin e një protestuesi

by Java News
03/02/2019 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra qytetarë të Elbasanit protesuan sot në zemër të qytetit, në parkun Rinia, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Ramës, ndërsa i bënë thirrje qytetarëve të Elbasanit të bashkohen në protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë. Por në përfundim të protestës, Partia Demokratike njoftoi se një prej protestuesve është ndaluar papritur. Raportohet se ai është dërguar në komisariat, aty ku ka shkuar për tu interesuar edhe deputeti i PD, Klevis Balliu.

KERKESAT E PROTESTUESVE

Rikthimi i shpresës për të jetuar në Shqipëri, mundësi punësimi, uljen e çmimeve të naftës, dritave, ushqimeve, ndaljen e betonizimit të skajshëm, ndaljen e krimit që ka marrë peng qytetin e Elbasanit, ishin kërkesa kryesore të protestuesve.

“Ka ardhur koha që të protestojmë vëllezër. Ekonomia jonë është e dobët dhe vetëm na kanë gënjyer. Ku janë 200 mijë vendet e punës? Ne i kërkojmë qeverisë që të ulet çmimi i karburantëve, i energjisë, të hapë vende pune që fëmijët tanë të mos ikin jashtë shtetit. Vendi ynë është këtu. Ndaj në datën 16 të jemi të gjithë në Tiranë. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve”, tha një prej pensionistëve të Elbasanit.

“U bëj thirrje të gjitha grave dhe nënave në 16 shkurt të jemi të gjithë në Tiranë. Të jemi në emër të fëmijëve tanë, në emër të gjallërimit të jetës në këtë vend që fëmijët të mos largohen nga ky vend. Ky vend po vdes cdo ditë dhe ti japim shpresë”, apeloi një qytetare e Elbasanit.

“Ky qytet nuk mund të jetë arkivol ndaj me 16 shkurt duhet t’i japim shuplakën dhe shkelmin e duhur Edi Ramës”, tha aktivisti Aulon Kalaja.

Në përfundim të protestës, qytetarët e Elbasanit bënë thirrje për bashkim për të ndalur rrënimin e qytetit të tyre nga krimi i organizuar që po i merr të ardhmen qytetit të tyre.

/a.meta

Next Post
Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe gazetarja Rudina Xhunga mbjellin pemë për ditëlindjen e Alanas

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe gazetarja Rudina Xhunga mbjellin pemë për ditëlindjen e Alanas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In