Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë arrestuar sot një 51 vjeçar i dyshuar për falsifikim të vulave.
Beqir Gjura, 51 vjeç banues në Elbasan, u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij u gjetën materiale të ndryshme që e ndihmonin të bënte dokumente false.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
Dokumenta identifikimi fotokopje të shtetasve të ndryshëm.
Çertifikata.
Leje kalimi në gjuhën Greke.
Një leje Qarkullimi automjeti.
Formular i paplotësuar (bosh) që ka vulë të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Automjeti i tij.
Dokumenta të personave të ndryshëm origjinale dhe fotokopje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi I vulave, I stampave ose I formularëve”.
ma.me