• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ELBASAN/ Atentati ndaj Çapjave, merr tjetër kthesë çështja

by Java News
25/01/2018 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka marrë një kthesë të fortë hetimi për dosjen kundër 20-vjeçarit Shkëlzen Hasanpapaj në prokurorinë e Elbasanit, i cili në 6 qershor 2016, qëlloi disa herë me kallashnikov në një automjet tip Golf, ku brenda tij ndodhej Florec Çapja dhe Bledar Muça, dy emra të njohur të botës së krimit në këtë qytet.

Breshëritë e automatikut që tronditën qendrën e Elbasanit dhe lanë një vendgjarje, me dy të plagosur, mu përpara derës së prokurorisë së rrethit, janë sfumuar dhe se dosja hetimore që nisi me shumë vrull nga akuza për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë ndaj Çapjat dhe Muçës është pushuar dhe ndaj të riut Hasanpapaj.

Tashmë nga Prokuroria janë ngritur akuza më të lehta si e “Kanosjes me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” si dhe ajo “Plagosjes së lehtë me dashje” në dëm të Bledar Muçës dhe efektives së policisë Matilda Kërmezi. Me këtë veprim, pra të ndryshimit të akuzave nga vrasje në kanosje, duket se prokuroria e Elbasanit i ka hedhur bezinë zjarrit të luftës së vjetër mes dy grupeve kriminale që veprojnë në qytet.

Mësohet se dosja ka përfunduar së hetuari në datën 27 dhjetor 2017 për tre akuzat e lartpërmendura. Në këtë periudhë prokuroria e Elbasanit drejtohej nga Dritan Gina. Kjo çështje ka ndryshuar tre prokurorë, dhe e fundit ka qënë prokurorja Eliverta Murra, e cila ka bërë dhe kualifikimin e akuzave për Hasanpapaj.Dosja më pas është qepur dhe më pas ka kaluar për gjykim në datën 11 janar 2018.

Prokurori do zëvendësohet
“Shqiptarja.com” mëson se nw 11 janar 2018 dosja në ngarkim të Hasanpapaj i është përcjellë gjykatës së Elbasanit për shqyrtim. Aktualisht procesi është në fazën e seancës së hetimit paraprak në gjykatë. Nga ana tjetër “Shqiptarja.com” mëson se drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit ka urdhëruar zëvendësimin e prokurorit të dosjes dhe ka caktuar një prokuror tjetër për t’u përfaqësuar në gjykatë.

Ndërkohë që ka shumë gjasa që vetë prokuroria të kërkojë në gjykatë tërheqjen e akteve hetimore ndaj të pandehurit 20-vjeçar Shkëlzen Hasanpapaj. Ky i fundit u arrestua nga policia në Hollandë dhe në muajin tetor 2017 dhe u ekstradua në masa të forta sigurie në Shqipëri. Gjatë marjes në pyetje Hasanpapaj ka refuzuar të japë shpjegime.

Xhami i blinduar që shpëtoi Çapjan e Muçën
Mesditën e 6 qershorit 2016 i pandehuri Hasanpapaj i veshur me uniformë ushtrie dhe që në dorë mbante një çantë kamoflazhi brenda së cilës kishte futur një automatik, ka qëlluar dhjetëra plumba mbi automjetin tip “Golf 5”, në të cilin udhëtonte Bledar Muça dhe Florenc Çapja, dy emra të njohur nga policia kriminale në Elbasan. Makina me targa AA 997 NE ishte në në pronësi të Florenc Çapjas.

Atentati kishte si motiv hakmarjen seriale mes grupeve kriminale rivale në qytetin e Elbasanit. Autori është kujdesuar të vrasin të dy personat që ishin në makinë Florenc Çapjan dhe kushërin e tij Bledar Muçën, por xhami i pari i blinduar i makinës, ka bërë që plumbat të mos depërtojnë në anën ballore të mjetit. Ndërkohë një breshëri e dytë në anën anësore të makinës, ka sjellë plagosjen e Bledar Muçës që ishte në vendin e parë të pasagjerit.

Florenc Çapja që ndodhej në timon nuk ka marrë asnjë plumb, por mësohet se ai të ketë manovruar shpejt makinën, duke e nxjerrë atë nga rruga dhe futur në rrethimin e brendshëm të maternitetit të spitalit Elbasan, që dikur ka qenë ish-kirurgjia.

I plagosuri Bledar Muça ka marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që Florenc Çapja është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur automjetin dhe mos pritur policinë të tregonte rreth karakteristikave të autorit që qëlloi me armë mbi ta. Më vonë ai u shoqëruar nga policia, por mësohet se nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Ky ishte atentati i dytë me armë brenda katër muajve të vitit 2016 që Florenc Çapja e Bledar Muça i shpëtuan plumbave.

Plagosja e polices
Dy breshëritë e kallashnikovit kanë tronditur zonën më të frekuentuar të Elbasanit. Ka qënë mesditë e 6 qershorit 2016, ku vetëm 5 metra prokurorisë e gjykatës së këtij qyteti dhe vetëm 300 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, Shkëlzen Hasanpapaj, i veshur si ushtarak ka qëlluar dy herë me breshëri në tentativë për të vrarë Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën.

Nga breshëritë e automatikut veç Bledar Muçës, e plagosur ka mbetur dhe një efektive e policisë së Elbasanit e cila ndodhej në trotuar duke shkuar në punë. Matilda Kërmezo 49-vjeçe është punonjëse në sektorin e analizën pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Ajo në këtë atentat morri një plumb në pjesën e gjoksit, fatmirësisht rezultoi jashtë rrezikut për jetën. Kërmezi ka marrë ndihmën e shpejte dhe se sipas policisë ajo nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen por është goditur aksidentalisht. Në momentin e ngjarjes, zona ka qënë e mbushur me njerës. Nga plumbat e armës, është dëmtuar dhe një automjet tjetër tip “Ford Fokus” me targa AA 234 TR, por fatmirësisht asnjë nuk ka mbetur i lënduar.

Hedhja e automatikut
Sipas prokurorisë së Elbasanit vetëm një person ka qëlluar me automatik. Ndërkohë një person i dytë dyshohet se e ka pritur autorin e krimit me motor ose me makinë në një rrugë dytësore, ku dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Arma automatike me të cilën u qëllua është tentuar të hidhet nga Hasanpapaj në oborrin e një banese private, por arma ka mbetur në murin rrethues.

Hetuesit e policisë thonë se në këtë ngjarje janë përfshirë më tepër se dy persona, pasi autori i krimit ka pasur informacion të saktë për lëvizjet e Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, të cilët ishin në lëvizje me makinën e tyre tip “Golf 5”. Një person i tretë ka shërbyer për dhënien me telefon të lëvizjes dhe vendodhjen e tyre, nga ku më pas u realizua dhe atentati./shqiptarja.com

Next Post
Tepelenë/ Gërmimet, për tre ditë gjenden eshtrat e 12 ushtarëve grek

DETAJET/ Ja sa kushton zhvarrosja e një ushtari grek në tokën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In