• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Elbasan, atentat me armë dy vëllezërve në vendin e punës, në hasmëri me Çapajt

by Java News
21/06/2017 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në orët e para të kësaj të mërkure persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një punishteje ku ndodheshin 2 vëllezër.

Të dy vëllezërit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por gjatë tentativës për t’i shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brenda punishtes.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Shënkoll” ndërsa G.Beqiri 60 vjeç dhe Arben Beqiri 49 vjeç banues në Elbasan, janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vitet e fundit nga familja Beqiri janë vrarë dy vëllezërit, Saimir Beqiri vitin e kaluar dhe Gentian Beqiri në 2012 në banesën e tij.

Viktima Gentian Beqiri akuzohej nga Prokuroria si autor i vrasjes së Sokol Çapjes, në dhjetor të 2005.

Policia po heton në pistën e vjetër të hakmarrjes mes dy familjeve Beqiri dhe Çapja në Elbasan pas tentativës së vrasjes së dy vëllezërve të tjerë të familjes.

Cilët janë dy vëllezërit që iu bë atentat në Elbasan dhe saga e hasmërisë mes familjes Çapja e Beqiri

Pas atentatit që iu bë dy vëllezëve Beqiri ditën e sotme në punishten e tyre në qytetin e Elbasanit, “BalkanWeb”  ju sjell historikun e hasmërisë dhe konflikteve mes familje Çapja dhe Beqiri në vite.

• Atentati ndaj vëllezërve Beqiri – 21 qershor 2017
Më datë 21.06.2017, në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet  në Lagjen “Shënkoll” Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh. Arben Beqiri, 49 vjeç dhe G.Beqiri, 60 vjeç, u qëlluan sot në punishten e tyre,  dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

• Vrasja e Saimir Beqirit më 11 April 2016 Një 40-vjeçar, baba i tre fëmijëve, është gjetur i pajetë mëngjesin e të hënës në Elbasan. Sipas policisë viktima është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen “28 Nëntori”, në afërsi të një pike karburanti. Viktima u gjet në një lokal, teksa konfirmohet se ai është vëllai i Gentian Beqirit, të vrarë në 2012 në banesën e tij, teksa ishte në “arrest shtëpie” në ruajtje me policë. 40-vjeçari i vrarë është identifikuar si Sajmir Beqiri, vëllai i Gentian Beqirit, i vrarë në vitin 2012 e i dyshuar si autor i vrasjes së Sokol Çapjas në vitin 2005.

• Vrasja e Fadil Memës  më 13 Mars 2015
Me 13 mars 2013, u vra në Torino të Italisë, Fadil Mema. Ai u qëllua në mbrëmje me armë zjarri duke marrë 6 plagë, poshtë shtëpisë së tij. Djali i tij Eltoni iu pohoi mediave italiane se ata i dinin autorët e vrasjes së babait të tij. Gjithë seriali i vrasjeve, i pandëshkuar nga drejtësia solli edhe masakrën e mbrëmshme me tre të vrarë dhe 8 të plagosur

• Vrasja e Gentian Beqirit në vitin 2012
Dy persona ekzekutuan  me armë zjarri Gentian Beqirin, i akuzuar nga Prokuroria si autor i vrasjes së biznesmenti Sokol Çapja në dhjetor të 2005. Vrasja riktheu historinë e ekzekutimeve mafioze të ndodhura në këtë qytet, që nisi vite më parë. Autorët kanë trokitur në portën e shtëpisë së viktimës, ndërsa ka qenë babai i viktimës që ka hapur derën. Vrasësit hynë dhe e vranë Beqirin i cili ishte i shtrirë në shtrat, pasi ishte i paralizuar si pasojë e një plumbi që kishte marrë pas shpine. Ka qenë tragjike për babain e tij e gjithë kjo skenë, ku pasi pa djalin të vdekur pësoi atak kardiak dhe ndërroi jetë në Spitalin e Elbasanit.

• Vrasja e Roland Rexhepit – Viti 2009 
Mbeti i vrarë ish- efektivi i antidrogës së Elbasanit Roland Rexhepi, i njohur edhe me nofkën Doda. Për këtë krim ishin dyshuar dhe u ndaluan, Armand Llaka e Marjus Tafa e Arben Jace. Gjykata nuk i vlerësoi provat e ofruara nga prokuroria, duke liruar të dyshuarit.

• Vrasja e Dritan Sheme – Qershor 2006
Pas vrasjes së Çapjes në vitin 2005, me 19 qershor 2006, u vra Dritan Sheme në një banesë në kryeqytet, pak kohë pasi ishte kthyer në Shqipëri nga Italia. Për këtë krim, policia nuk ka identifikuar dot të dyshuarit.

• Vrasja e kunatit të Fadi Memës, Ardian Ibrahimi – Viti 2006
Po në vitin 2006, mbeti i vrarë kunati i Fadil Memës, Ardian Ibrahimi, i cili u qëllua pranë autoshkollës që ishte në pronësi të Memës. Po ashtu edhe për këtë ngjarje, nuk pati persona të ndaluar apo të arrestuar pavarësisht se u shoqëruan shumë të tillë.

• Vrasja e Sokol Capja – Viti 2005
Për hakmarrje, me 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapes, pronari i hotel Universit në Elbasan. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapes duke e qëlluar atë dhe duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta. Beqiri, u dënua me 25 vite burg në Gjykatën e Apelit në Durrës, por Gjykata e Lartë riktheu çështjen ndërsa Beqiri u la në arrest shtëpie. Ai u vra me 16 gusht të vitit 2012, ndërsa dy person iu afruan banesës që ruhej me policë dhe iu prezantuan atyre se ishin djemtë e tezes së Gentian Beqirajt. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vdekur edhe babai i tij, Nazim Beqiraj.

a.ç

Next Post
A po dobësohet nevoja për operatorët postar nga zhvillimi teknologjik?

Shkarkohet kreu i Postës së Skraparit, dyshime për pjesëmarrje në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com