Një grua 42-vjeçare është proceduar penalisht nga Prokuroria e Elbasanit, për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj personave të tjerë.
Autoritetet lokale njoftojnë se, shtetasja me inicialet E.I ka goditur me sende të forta një grua tjetër banuese në Gramsh, me profesion notere. Klientja ka nisur të debatojë me noteren me iniciale G.H, 41 ¬vjeç, pasi kjo e fundit nuk ja ka bërë siç duhet një prokurë. Dhe në këtë moment, ajo e ka goditur me shpullë. Gruaja 42¬vjeçare me iniciale E.I ka thënë para efektivëve se veprimin e ka bërë pasi ishte lodhur nga sorrollatjet e noteres për një prokuroë që kjo e fundit kërkonte të bënte
Mësohet se prokuroria e rrethit ka ngritur ndaj saj akuzën për kryerjen e veprës penale “goditje për shkak të detyrës”.