• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

by A R
08/09/2026 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fenomeni klimatik, El Nino, pritet të jetë më i forti dhe të vazhdojë deri në fillim të vitit 2027.

Pikërisht për këtë temë u diskutua dhe në emisionin e sotëm “Rudina”, në TV Klan, ku i ftuari ishte dhe Petrit Zorba, Profesor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Ai shpjegoi fillimisht origjinën e emërtimeve El Nino dhe La Nina dhe lidhjen e tyre me periudhën e Krishtlindjeve.

“Vijnë nga fjalët spanjisht, nino i vogli dhe nina e vogla, që në fakt si emërtime vijnë nga 200 vite më përpara nga peshkatarët peruanë që e lidhin me Krishtlindjet, kur në këtë periudhë mendohej që fëmija i vogël i Krishtit, e të tjera, e të tjera. Pasi në këtë periudhë kohore shfaqet më shumë dukuria e El Ninos. Në muajin dhjetor është piku. Edhe këtë vit piku do jetë në dhjetor, pastaj fundi i saj parashikohet në shkurt”, tha ai.

Profesori shpjegoi gjithashtu zonën ku shfaqet fenomeni El Nino dhe mënyrën se si qarkullojnë erërat dhe ujërat e ngrohta në zonën ekuatoriale.

“Dukuria ka lidhje me zonën ekuatoriale nga Indonezia deri në pjesën veriperëndimore të Amerikës së Jugut. Pra, nga Indonezia deri në Peru, Panama, Ekuator. Në këtë pjesë të ekuatorit, gjatë gjithë vitit, në gjithë vitet, fryjnë erëra që vijnë nga zona tropikale në veri të ekuatorit, 23-30 gradë dhe po ashtu dhe nga jugu, në drejtim të ekuatorit, të cilat i shtyjnë ujërat e ngrohta në drejtim të perëndimit. Pra, normalisht, çdo vit pranë zonës së Indonezisë kemi reshje intensive si pasojë që në këtë zonë masat ajrore ngrihen në lartësi dhe sjellin reshje”, u shpreh ai.

Zorba sqaroi dhe ndryshimin që ndodh gjatë fenomenit El Nino, kur ujërat e ngrohta zhvendosen drejt brigjeve të Amerikës së Jugut.

“Mirëpo problemi është këtu, që në rastin e El Ninos, këto ujëra të ngrohta që grumbullohen përgjithësisht në pjesën perëndimore të Paqësorit, nuk zhvendosen në këtë formë, por kthehen mbrapsht dhe grumbullohen pranë Perusë dhe Ekuadorit”, tha ai.

Sipas tij, nuk janë vetëm rrymat ujore ato që ndikojnë, por edhe masat ajrore mbi to, të cilat zhvendosen dhe ndikojnë në zona të ndryshme të Amerikës.

“Problemi nuk është tek rrymat ujore, tek masat ujore, por përmasat ajrore që janë mbi to, të cilat nuk qëndrojnë mbi këto masa dhe zhvendosen dhe prekin zona të ndryshme. Këto masa që kanë thithur shumë lagështi nga oqeani dhe kanë temperatura të larta, ndikojnë në klimën qoftë në Amerikën e Jugut, qoftë në Amerikën e Veriut”, sqaroi profesori.

Në fund, Zorba e cilëson El Nino-n si një nga elementet kryesore që ndikon në formimin e klimës në Tokë, ndërsa thekson se fenomeni nuk lidhet me ndryshimet klimatike apo ngrohjen globale.

“El Nino konsiderohet i një dirigjenti, si një nga elementet kryesore të formimit të klimës në Tokë. Nuk ka lidhje me ndryshimet klimatike, as me ngrohjen globale. Kjo është thënë nga të gjitha organizatat”, tha ai.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Linçueset “ilegale” të PD që maskohen si femra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In