Në pranga përfundoi, Klajdi Dekoli, i cili dyshohet se ka dhënë informacion për vrasjen e shtetasit Nezir dhe Gentian Beqiri, përkatësisht babai dhe i biri, ngjarje e ndodhur më 15 gusht 2012.
Për krimin e rënë akuzohen shtetasit Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.
Burime nga organi i hetimit bëjnë me dije për “Panorama” se ka qenë bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi ai që ka zbërthyer gjithçka përpara hetuesive në lidhje emrat e përfshirë në vrasjen e rëndë. Klajdi Dukoli është arrestuar nga skuadra operacionale.