• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutoi menaxherin e VIP-ve/ Apeli lë në fuqi vendimin, 10 vite burg për Elsi Levendin

by Java News
02/06/2023 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Elsi Levendin, i akuzuar për vrasjen e ish menaxherit të VIP-ave Jurgen Kurti. Ai është dënuar me 16 vite burg por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 10 vite e 8 muaj në burg.

Elvi Levendi akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim në dëm të Jurgen Kurtit. Vendimi në apel u mor sot nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare Elona Toro dhe anëtare Edlira Petri dhe Lutfije Celami, të cilët vendosën lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të dhënë më 01.03.2021.

Jurgen Kurti humbi jetën më 18 mars 2019 në një atentat të bërë në zonën e Sheshit Wilson kryeqytet, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Ai u qëllua për vdekje disa herë me pistoletë nga dy persona, të maskuar. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend.

Por kush është Jurgen Kurti? Ai është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi disa vite më parë, në 2016 u përfshi në vrasjen e babait të tij, por edhe i akuzuar për dhunimin e një tregtari në Durrës që vdiq pas goditjeve. Megjithatë Kurti mundi që të fitonte lirinë në të dyja rastet. Në rastin e parë autorësinë e vrasjes së babait të tij, Artur Kurti e mori daja Leonard Ristani, ndërsa në rastin e dytë në vrasjen e Agim Arapit në Durrës u dënua vëllai i vjehrrit, pavarësisht se u arrestuan të tre.

Pas ngjarjes së 11 prillit 2017, Jurgen Kurti u shoqërua nga policia dhe më pas u la i lirë. Dy të akuzuarit e tjerë, Kostandini Ekonomi u shpall i pafajshëm, vëllai i tij Kujtimi u dënua me 5 vite burg për vrasje nga pakujdesia. Në 2018 dolën pamjet e vrasjes, ndërsa gruaja e Arapit kërkonte me forcë burgosjen e Jurgen Kurtit, për të cilin thoshte se “është përgjegjës për dy vrasje, burrit tim dhe babait të tij”. Në këto pamje dukej se në vendngjarje ishin tre persona; Jurgen Kurti dhe Kujtim dhe Konstandin Ekonomi. Gjithashtu Jurgen Kurti njihej edhe si menaxheri i VIP-ave, pasi ka sjellë në Shqipëri disa këngëtarë të njohur në koncerte.

/s.f

Next Post
Nafta falas për fermerët / Rama: Brenda Shtatorit do të mbështeten edhe 9,000 të tjerë

Mbi 21 mijë fermerë pajisen me NIPT, formalizohen 24% e bujqësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In