Alket Arapaj, kapiteni i Gardës që vrau gruan e tij dy ditë më parë në Allias të Tiranës ka tentuar të vrasë veten në ambientet e paraburgimit në Policinë e Tiranës.
Lidhur me shkaqet e ngjarjes, Arapaj ka thënë se ishte xheloz për gruan dhe kjo duket të jetë bërë shkak për mosmarrëveshjet në çift.
Madje e ndjera, Ervilma Seferi i kishte kërkuar edhe divorcin pak muaj më parë, raporton Abc News.
Shpeshherë gjatë deponimeve të tij para oficerëve të policisë, Arapaj ka dhënë versione kontradiktore për ngjarjen dhe motivet e saj.
Të vetmen pendesë që ka shprehur gardisti ka qenë vajza e tij e mitur, duke kërkuar që kujdestarinë e saj ta marrin të afërmit e tij.
Aktualisht vajza e mitur vetëm 3 vjeç po mbahet nga dajat e saj.
/a.rada