Gary Ray Bowles, një vrasës serial i dënuar me vdekje për vrasjen e disa homoseksualëve u ekzekutua në Florida, të SHBA.
Të dënuarit gjatë kësaj të enjteje iu bë injeksion vdekjeprurës, prej të cilit gjeti vdekje.
Ekzekutimi u krye pasi Gjykata e Lartë, refuzoi apelin e tij për faljen e jetës.
Bowles u deklarua fajtor pasi pranoi vrasjen e gjashtë burrave në vitin 1994 në Florida dhe Maryland.
Por pavarësisht kësaj, u shpall fajtor vetëm për tre vrasje. /l.m