• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, i dënuar për vrasje e trafik droge

by Java News
05/09/2018 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar me armë në Spanjë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Sipas mediave spanjolle, ai është Fatmir A.,i dënuar më parë për vrasjen e një 26-vjeçari të ndodhur në Cambrils në Shkurt të vitit 2008. Policia spanjolle dyshon se 43-vjeçari Fatmir A. është ekzekutuar për hakmarrje.

Pas daljes nga burgu, shqiptari jetonte në Reus, në provincën e Tarragona, Katalonjë. 43-vjeçari u ekzekutua me armë rreth orës 00:45 të së mërkurës.

Kanë qenë banorët e zonës që lajmëruan policinë, e cila kur mbërriti në vendngjarje gjeti të shtrirë në tokë dhe të pajetë Fatmir A. Dëshmitarët u thanë hetuesve se dëgjuan disa të shtëna me armë. 43-vjeçari mendohet se u qëllua nga një person në distancë të afërt. Ky i fundit më pas u arratis me një makinë me xhama të zinj.

E shkuara kriminale e Fatmir A.

Më 29 Shkurt të vitit 2008, 43-vjeçari shqiptar ekzekutoi me armë një 26-vjeçar në një pikë karburanti në Cambrils. Ai u arrestua më 20 Maj pas hetimeve të policisë, i cili u identifikua si autor i vrasjes së të riut. Në atë kohë, shqiptari mbante dokumente bullgare të falsifikuara. Krimi i ndodhur para 10 viteve u cilësua si larje hesapesh për çështje droge dhe prostitucioni.

***

Një emigrant shqiptar në Spanjë është ekzekutuar me armë zjarri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle, të cilat shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë.

Pas mesnate, rreth orës 00:45 të ditës së sotme, banorët vendas njoftuan policinë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Kur shkuan në vendngjarje, autoritetet gjetën të shtrirë në tokë një person, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë me origjinë shqiptare.

Emri i tij nuk është bërë i ditur nga mediat spanjolle, por viktima është rreth 43 vjeç. Ai kishte disa plagë në trup të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Policia spanjolle ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e këtij krimi dhe për të identifikuar autorin e vrasjes së shqiptarit.

a.ç

Next Post
Thaçi: S’ka ndarje të Kosovës, por korrigjim të kufijve

Thaçi: Nuk do të ketë shkëmbim, ndarje dhe as Republika Srpska

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In