Një ekzekutim mafioz ka ndodhur në mes të Athinës në Greqi, ku një person është qëlluar për vdekje me armë brenda një lokali.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sepolia, raportojnë mediat e Athinës. Sipas të përditshmes “Kathimerini”, viktima është me origjinë shqiptare. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por raportohet se është një person i njohur për autoritetet pasi ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.
Shqiptari ka qenë i ulur brenda në lokal kur një person i panjohur hyri brenda dhe qëlloi me armë në drejtim të tij. Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar rreth 8 të shtëna me armë zjarri.
Shqiptari fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë pak minuta më vonë.
Ndërkohë, autori i vrasjes u largua në drejtim të paditur. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat policore, si dhe kanë ngritur postblloqe për të identifikuar dhe arrestuar autorin.
/a.r