Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manëz të Durrësit ndërsa një trup i pajetë është zbuluar nga policia. Dyshimet e para lidhen me një vrasje, pasi pak metra më tutje është gjetur dhe automjeti i viktimës.
Policia e Shijakut thotë se viktima është Arben Hasa, 39 vjeç. Në automjetin e tij BMW me targa AA 938 DR janë gjetur njolla gjaku, disa gëzhoja dhe dy fishekë. Policia bën me dije se autori i ngjarjes është zbuluar, ndërsa po punohet për kapjen e tij. Ai është shok i ngushtë i viktimës.
FOTO: Ilustruese









