• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ekzekutohet në ditën e Krishtlindjeve, vëllai i informatorit të mafias kalabreze

by Java News
27/12/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i një ish-anëtari të mafias i cili u kthye në informator u qëllua për vdekje nga dy burra të maskuar në ditën e Krishtlindjeve. Policia dyshon se kjo ishte një vrasje e urdhëruar nga një klan i mafias së fuqishme kalabreze, ‘Ndrangheta.

Marcello Bruzzese, 51 vjeç, u vra ndërsa po kthehej në shtëpi në qendrën historike të Pezaros, në rajonin e Markes në Itali. Babai i Bruzzese-s, Domenico, një toger i shefit famëkeq Teodoro Crea, u vra në vitin 1995 në atë që mendohej të ishte një pritë e mafias. Vëllai i Marcello Bruzzese-s, Girolamo, iu bashkua një familjeje mafioze në Rixikoni, një qytet në provincën e Rexho Kalabrias.

Pas një konflikti të brendshëm, në tetor të vitit 2003 Girolamo qëllon Crea-n. Pak ditë më vonë ai shkoi në polici dhe bashkëpunoi me autoritetet duke iu dhënë informacione rreth ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Crea i mbijetoi tentativës së vrasjes, por u arrestua dhe po vuan dënimin me burg. Rrëfimet e Girolamo-s çuan në arrestimin e disa anëtarëve të ‘Ndrangheta-s, duke përfshirë edhe politikanë të lidhur me familjen e krimit.

Marcello nuk ishte anëtar i ‘Ndrangheta-s dhe u transferua në Pezaro tre vjet më parë. Policia po heton nëse vrasja ishte në shenjë hakmarrjeje për rrëfimet e Girolamo-s.

Sipas njoftimeve, ‘Ndrangheta mendohet të ketë qindra bashkëpunëtorë kyç në 30 vende dhe se aktivitetet e saj përfshijnë mijëra njerëz në mbarë botën.

Një studim i Institutit Kërkimor Demoskopika në vitin 2013 pretendonte se ‘Ndrangheta bëri më shumë para se sa Deutsche Bank dhe McDonald’s së bashku, me një xhiro prej 53 miliardë eurosh./a.meta

Next Post
Serbia eksporton falas armatim 600 milionë dollarë për vendet që heqin njohjen e Kosovës

Serbia eksporton falas armatim 600 milionë dollarë për vendet që heqin njohjen e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In