Një person rreth moshës 17 vjeçare është vrarë sot në Prishtinë.
Trupi i tij është gjetur rreth orës 11:00, tek shkolla “Model”, raporton klan kosova.
Në trupin e këtij të riu janë gjetur katër plumba.
Lajmin e kanë konfirmuar mjektët në vendin e ngjarjes, ndonëse akoma nuk ka asnjë informatë zyrtare për mënyrën se si ka ndodhur kjo vrasje.
Tashmë trupin e tij e kanë marrë ekipi i Mjekësisë Ligjore./a.m.













