Policia e Tiranës ka njoftuar se është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes në Astir, Vilson Tafçiu mbrëmjen e 20 janarit.
Noel Dishi 29 vjeç i cili është autori i dyshuar vrasjes së 28 vjeçarit i cili nga famijarët njihej edhe si miku i viktimës është vetëdorëzuar në polici pasditen e sotme vetëm tre ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.
Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.
Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve“, bën me dije policia.
g.kosovari











