Zbardhen vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj ne Elbasan, miq mes tyre. Ata janë vrarë të dy në një ditë, por trupi i pajetë i Regis Runaj u gjet disa ditë më pas.
Policia ka arrestuar edhe 2 persona të tjerë të përfshirë në vrasjet e Elbasanit. Regis Runaj u vra në një ditë me Ramazanin, trupi u gjet 9 ditë më vonë i hedhur në buzë të rrugës.
Policia e Shtetit në njoftim për mediat bën me dije ka arrestuar sot 2 persona Xhulion Hoxha 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç,. si autor të vrasjes së Regis Runajt, në afërsi të varrezave në Elbasan.
Policia më tej bën me dije se 2 të arrestuarit dhe Runaj kanë qenë bashkë natën e krimit, kanë konsumuar drogë dhe më pas janë konflikuar.
Po ashtu mësohet se këta dy shtetas janë të përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit. Dy të arrestuarit janë paguar për këtë ngjarjes nga persona të tjerë.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, u arrestuan Xh. H., 29 vjeç dhe E. H., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.
Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.
Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre“, bën me dije policia.
Policia po punon për zbardhjen edhe të ngjarjeve të tjera të ndodhura.
g.kosovari











