• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekzekutimi i policit në Fier, Felaj: SPAK t’i rikthehet Strukturës së Armatosur të PD për votën, çështja pa hetuar! Opozita rekrutoi kriminelë

by Java News
16/05/2024 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur nga rasti i Azgan Mërnicës, vrasësit të efektivit të Shqiponjave Novruz Cenalia, që rezultoi se ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës (SMV) në zgjedhjet parlamentare të 2021, nënkryetarja e Kuvendi Ermonela Felaj, i ka bërë thirrje policisë kriminale që t’i rikthehet hetimeve për krijimin e këtyre strukturave.

Nisur nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe e policit në Fier, Felaj nënvizoi se sipas saj kjo tregon se në zgjedhjet e 2021 janë mobilizuar e rekrutuar elementë kontigjentë kriminal nga opozita. Por kjo çështje, sipas deputetes ka ngelur pa u hetuar “sepse me të është marrë prokuroria jo kompetente”.

“Mua më kanë zhgënjyer kolegë deputetë të opozitës të reagimet e tyre për rastin e ngjarjes së rëndë në Fier. Ka të dhëna nga media, që janë konfirmuar edhe përmes qëndrimeve që kanë mbajtur kolegë deputetë që këta njerëz janë përdorur nga politike në zgjedhjet e 2021. U krijuan të ashtuquajtura struktura të votës për të cilat disa kolegë të opozitës thanë se kemi marrë njerëz profesionistë për të mbrojtur votën. Ngjarja në Elbasan, ngjarja në Fier… Është dhe dikush tjetër që është duke vuajtur dënimin me burg për mbrojtjen e votës në qarkun e Fierit.

Kjo tregon se në zgjedhjet e 2021 janë mobilizuar e rekrutuar elementë kontigjentë kriminal. Kjo çështje ka ngelur pa u hetuar sepse me të është marrë prokuroria jo kompetente. Ftoj policinë kriminale, thirrja ime është publike, s’ka nevojë të bëj kallëzim, që t’i rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave, t’u rikthehen atyre deputetëve që kanë preferuar që të kenë pas vetes kontigjentë kriminalë për të mbledhur votën. Ti rikthehen analizimit të profileve në rrjete sociale të këtyre personave sepse janë grupe mirëfilli kriminale, struktura kriminale. Falenderoj median dhe e nxis të gërmojë më shumë të dhëna.

Strukturat e ligjit janë të detyruara që të veprojnë edhe kryesisht, pa qenë nevoja pa kallëzim. Që të ti rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave. Ti rikthehen atyre deputeteve që kanë preferuar që të kenë kontingjent kriminal për të mbledhur votën. Ti rikthehen analizimit të profileve të këtyre personave, sepse janë grupe kriminale dhe këtu do të doja që të kishte vëmendja edhe SPAK dhe BKH. Falë medias jeni vënë në dijeni të këtyre të dhënave. Nuk na lejohet ne të zgjedhurve në këtë sallë, ne që kemi votuar ligjin e kriminalizimit, kemi votuar për të nxjerrë nga dera kriminelet, disa këtu përpiqen ti fusin nga dritarja. Deputetë këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese, as nuk kanë ngushëlluar as nuk janë distancuar nga personi në fjalë. I kanë bërë këto deklarata gjatë kohës që mbahej mitingu para bashkisë”, tha Felaj.

Në këtë kuadër, Felaj e cilësoi si shumë të rëndësishme marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL.

“Siç e tha dhe Naço e Balla, marrëveshja është shumë e rëndësishme. Është hera e parë që mbahet një konferencë e kësaj natyre e INTERPOL në Tiranë. Besoj që të gjithëve  duhet tu thotë që policia nuk është thjeshtë organi më i besuar nga qytetarët por është e besuar dhe nga policitë partnere.

Interpol është organizatë policore e lidhur ngushtë me policinë kriminale. Mbajtja e kësaj konference në Tiranë, pjesëmarrja e shumë delegacioneve, do jetë mundësi e mirë pune dhe mundësi për policinë kriminale që të rrisë standardet e punës dhe profesionalizmit. Referuar të dhënave nga fjala e prokurorit të përgjithshëm dua të ndaj dy të dhëna: koeficenti kriminal në Shqipëri në krahasim me 2022 ka ardhur duke u ulur dhe ky është një lajm i mirë. 800 është koeficenti i kryerjes së veprave penale, por e dhëna që na tërhoqi vëmendjen dhe që shumëkënd e ka shqetësuar, është ajo se cila është vepra më e përhapur penale. Krimi më i përhapur rezulton për krime që drejtohen kundër autoritetit shtetëror. Bëhet fjalë për vepra që drejtohen ndaj punonjësve me uniformë”, shtoi deputetja.

E zhgënjyer Felaj u shpreh dhe nga reagimet e deputetëve të opozitës sa i përket vrasjes së policit.

“Unë besoj se edhe politika duhet të gjejë një përgjegjësi të vetën, sepse mënyra sesi ne sillemi e artikulohemi sesi kërkojmë të bëjmë për vete qytetarë, duke harruar se policët janë punonjës shteti, në funksion të institucioneve të shtetit e jo në funksion të politikanëve. Të heqim dorë nga mentalitetet e të shkuarës”.

“E thashë, deputetë tanët këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese as nuk kanë ngushëlluar për humbjen e një jete të re të një punonjësi me uniformë, as nuk janë distancuar nga personi në fjalë as nuk i kërkuan që të dorëzohej, e për më tepër i kanë bërë këto deklarata teksa mbahej protesta para bashkisë Tiranë”, shtoi deputetja./m.j

Next Post
FOTOT/ “Çmendem për ty më shumë se ditën e parë”, dedikimi romantik i Rezarta Shkurtës për Ermal Hoxhën në 18-vjetorin e lidhjes

FOTOT/ “Çmendem për ty më shumë se ditën e parë”, dedikimi romantik i Rezarta Shkurtës për Ermal Hoxhën në 18-vjetorin e lidhjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Ndryshime të mëdha në karrierë dhe stabilitet në dashuri, ja ç’parashikojnë yjet për ju sot

July 1, 2026
Detaje nga atentati në Pogradec, dy vëllezërit vendosën kamera pranë burgut të Drenovës

Detaje nga atentati në Pogradec, dy vëllezërit vendosën kamera pranë burgut të Drenovës

July 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaosi i ri”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar, por…

July 1, 2026
Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Vala e të nxehtit rrezikon edhe shëndetin mendor, paralajmërojnë studiuesit

July 1, 2026
Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

Në dyvjetorin e vdekjes së Kadaresë: Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne

July 1, 2026
Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

July 1, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Kërkesat e protestuesve, Denaj: Duhet tryezë dialogu, të kuptojmë cilat nene kundërshtojnë…

July 1, 2026
Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

July 1, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

July 1, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabilitet

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In