• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i Nikulajt për gjakmarrje, vëllezërit Lekstakaj s’janë pyetur! Gjykata liroi anglezin, prokuroria e Lezhës: Ka vëzhguar viktimën

by Java News
06/05/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria shqiptare nuk ka kërkuar ende marrjen në pyetje të dy vëllezërve Elton dhe Klodian Lekstakaj në Britani, pavarësisht se ata konsiderohen si të dyshuarit kryesorë që u lakuan pas ekzekutimit te Ardian Nikulaj, për gjakmarrje.

Edmond Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, burime nga grupi hetimor thonë se nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ngjarje, finformon Report TV.

Të premten Gjykata angleze ndryshoi masën e sigurisë për një nga 4 britanikët e arrestuar atje si të përfshirë ne ngjarje. Masa ka ndryshuar për 27-vjeçaren Harriet Bridgeman për të cilën policia shqiptare dyshon se ishte pjesë e grupit të personave që mbajtën në vëzhgim Ardian Nikulajn para vrasjes më 19 Prill.

E dyshuara është lënë në masën “arrest shtëpie” kundrejt garancisë pasurore, ndërkohë që nuk ka ndryshuar masa për të arrestuarit e tjerë përfshire edhe Edmond Haxhinë, të cilët janë lenë në arrest me burg në pritje të ekstradimit.

Prokuroria e Lezhës tha për Report tv, se në kërkesën për ekstradim janë përfshirë prova për rolin që ka pasur në ngjarje secili nga të arrestuarit ku konkretisht 27-vjeçarja dyshohet se ka pasur si detyrë vëzhgimin e viktimës.

Pavarësisht numrit të madh të personave të përfshirë në krim dhe organizimit me detaje të planit të vrasjes, Prokuroria e Lezhës nuk ka ngritur ende akuzë për grup të strukturuar kriminal, ndaj hetimi i dosjes do vijojë nga autoritetet lokale dhe jo nga SPAK.

Sipas akuzës, Edmond Haxhia, nipi i Lekstakajve me të cilët Nikulajt janë në hasmëri 27-vjeçare, është i vetmi person i ekspozuar me prova në organizimin dhe kryerjen e vrasjes përmes disa shtetasve të huaj, britanikë dhe portugezë.

Sipas autoriteteve shqiptare, hasmëria e nisur prej vitit 1996, për një pagesë në një pikë karburanti, që vijoi me vrasjen e Pëllumb Nikulajt. Hakmarrja vijoi në shtator 1997, në Balldre ku u vranë Gëzim Stakaj dhe Laurent Gjetja, (nip në familjen Stakaj).

Sipas Lekstakajve, i dyshuari kryesor për ngjarjen ishte Nikoll Nikulaj. Në janar 1998 u vra Gjovalin Stakaj dhe u plagos Pjetër Lekstakaj. Pas këtyre ngjarjeve, vëllezërit Elton dhe Klodian Lekstakaj fituan azil në Britani./m.j

Next Post
Sherri brenda ‘llojit’/ Shkoi t’ju bëjë presion për votën, dy vëllezërit bëjnë për spital vëllain e deputetit demokrat në Devoll

Sherri brenda 'llojit'/ Shkoi t’ju bëjë presion për votën, dy vëllezërit bëjnë për spital vëllain e deputetit demokrat në Devoll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In