• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i kryekomisait Artan Cuku/ Zbulohet lëvizja e Drejtësisë shqiptare ndaj të dyshuarit kryesor që urdhëroi vrasjen

by Java News
02/09/2020 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti shqiptar po bën lëvizjen e radhës për të vënë përpara drejtësisë të dyshuarin kryesor për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se ka një zhvillim të ri sa i përket çështjes se ekzekutimit të kryekomisarit që tashmë është shpallur Dëshmor i Atdheut. Bëhet fjalë për urdhëruesin e krimit, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho i cili në fakt u arrestua dhe më pas u lirua në shtetin grek, përderisa u refuzua ekstradimi për arsye politike.

“Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme dhe konkretisht drejtorisë së marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Gjonaj i kërkon kësaj drejtorie që të informohet mbi fazën aktuale të gjykimit të çështjes jo vetëm për Bledar Jambellin por edhe për shtetasin tjetër Kristaq Leci, gjithashtu i dyshuar për bashkëpunim në vrasje, për të parë nëse ndaj tyre është regjistruar ndonjë procedim penal me qëllim për të paraqitur një kërkesë të re për ekstradimin e këtyre dy personave.

Ligjërisht nëse ka argumente shtesë, Ministria e Drejtësisë, pra drejtësia shqiptare mund t’iu drejtohet autoriteteve greke dhe të kërkojë ekstradimin e këtyre dy shtetasve, Bledar Jambellit që ka urdhëruar ekzekutimin e komisar Cukut dhe Kristaq Lecit që dyshohet si një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ata të dy janë liruar nga autoritetet e drejtësisë greke. Procesi për ta po vijon në gjykatën e Tiranës por për shkak të pushimeve ishte ndërprerë. Mbetet për t’u parë përgjigjja e autoriteteve greke.

Bledar Jambelli ka shfrytëzuar të gjitha deklaratat publike për të përfituar statusin e azilit politik por nëse ka prova të reja ai mund të ekstradohet në Shqipëri. Deri tani për vrasjen e komisar Cukut është arrestuar vetëm Mikel Shallari i cili është dënuar me 10 muaj burg për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë. Vrasja e kryekomisar Cukut është konsideruar ndër 100 vrasjet më të vështira. Bledar Jambelli konsiderohet si një ndër personat më të rrezikshëm sa i përket krimit të organizuar dhe dyshohet për disa vrasje”, deklaroi Lala.

g.kosovari

Next Post
Aksidentet në punë, AMF miraton kontratën e sigurimit për zjarrfikësit

Aksidentet në punë, AMF miraton kontratën e sigurimit për zjarrfikësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja mes biznesmenëve për pronën në Palasë, Filip Çakuli: VKM-ja për ta kthyer në ullishte pronën, një ‘deus ex machina’ si në tragjeditë greke

Përplasja mes biznesmenëve për pronën në Palasë, Filip Çakuli: VKM-ja për ta kthyer në ullishte pronën, një ‘deus ex machina’ si në tragjeditë greke

September 8, 2026
Hajdutët profesionistë terrorizojnë përsëri Francën, grabisin katër vepra arti me vlerë 9 mln euro në muzeun “Renoir”

Hajdutët profesionistë terrorizojnë përsëri Francën, grabisin katër vepra arti me vlerë 9 mln euro në muzeun “Renoir”

September 8, 2026
ISHP zbulon shkakun e helmimit të 139 personave në Fushë-Arrëz! Raporti: Erdhi nga ndotja e ujit të pijshëm, u gjetën Escherichia Coli dhe…!

ISHP zbulon shkakun e helmimit të 139 personave në Fushë-Arrëz! Raporti: Erdhi nga ndotja e ujit të pijshëm, u gjetën Escherichia Coli dhe…!

September 8, 2026
Champions ngre siparin, objektiv ‘Metropolitano’! Nis sot kompeticioni më i ndjekur i futbollit, të gjithë kundër ‘mbretërve’ të Paris Saint Germain

Champions ngre siparin, objektiv ‘Metropolitano’! Nis sot kompeticioni më i ndjekur i futbollit, të gjithë kundër ‘mbretërve’ të Paris Saint Germain

September 8, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Varrimi i Ratko Mlladiçit me nderime shtetërore, Berisha: Mbështetja e hapur për gjenocidin nga Vuçiç, sfidë ndaj qytetërimit!

September 8, 2026
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Huthitë godasin Arabinë Saudite, të paktën 73 të plagosur!

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Huthitë godasin Arabinë Saudite, të paktën 73 të plagosur!

September 8, 2026
Ministri i Brendshëm i qeverisë “Kurti” dënohet me 1 vit burgim, Xhelal Sveçla akuzohej për gazin lotsjellës në Kuvend! Gjykata vendos që…

Ministri i Brendshëm i qeverisë “Kurti” dënohet me 1 vit burgim, Xhelal Sveçla akuzohej për gazin lotsjellës në Kuvend! Gjykata vendos që…

September 8, 2026
Përshkallëzohet lufta tregtare, Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

Përshkallëzohet lufta tregtare, Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

September 8, 2026
U vra sot pas një sherri në Shkodër, ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit

U vra sot pas një sherri në Shkodër, ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit

September 8, 2026
Propozimet për shkarkimin e Salës dhe emërimin e Spahiut si ministre e Shëndetësisë mbërrijnë në Presidencë! Pritet dekreti i Begajt

Qeveria/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë, sot pritet votimi dhe betimi në Kuvend

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com