• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, biznesi i fajdeve solli vrasjen e tij?

by Java News
20/03/2019 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria dhe policia e Tiranës janë përqëndruar në dy pista hetimore për vrasjen e Jurgen Kurtit, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e hënës në Tiranë. Sipas burimeve të akuzës, një ndër pistat hetimore është ajo e përfshirjes së 26-vjeçarit në fajde.

Kjo pasi vjehrri i viktimës në Durrës njihet si person që jep para me fajde, veprimtari në të cilët kohët e fundit ishte përfshirë dhe Jurgen Kurti, i cili negocionte dhe kërcënonte borxhlintë për kthimin e shumave të parave që i kishin marë vjehrrit të tij.

Ndërkohë një tjetër pistë hetimore ku është përqëndruar prokuroria dhe policia e Tiranës është duke u hetuar në versionin e hakmarjes, pasi Kurti është përfshirë në vrasjen e babait të tij dhe shtetasit Agim Arapit në Durrës. Lidhur me vrasjen e Kurtit policia e Tiranës ka sekuestruar disa pamje filmike të zonës dhe 15 gëzhoja automatiku.

Ai u qëllua për vdekje disa herë me automatik nga dy persona,të maskuar. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend.

Bizneset e Jurgen Kurtit

Ai kishte në pronësi të paktën 10 biznese të ndryshme, nga servis makinash te kompani për menaxhime dhe organizime eventesh, kjo pasi babai i tij kishte qenë një biznesmen i njohur në kryqytet. Jurgen Kurti u ekzekutua mbrëmë në Tiranë poshtë pallatit të tij teksa po shkonte në banesë ku jetonte me nënën, në zonën pran stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar nga policia, me maska dhe motor e qëlluan disa herë me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Burime për Report TV bëjnë me dije se kanë qenë dy autorët që i kanë bërë prite të riut pranë banesës së tij dhe më pas e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 23 gëzhoja pistolete, duke lënë të kuptohet se autorët janë siguruar se i riu do të gjente vdekjen.

Kurti është akuzuar edhe për vrasjen e babait të tij në vitin 2016. Nëna dhe babai i tij ishin divorcuar, por ky i fundit mbërriti në banesën e tyre duke u konfliktuar me nënën. Nga përleshja, Artur Kurti mbeti i vrarë ndërsa u plagos daja i Jurgenit që ndodhej në banesë. Leonard Ristani mori autorësinë e krimit në kushtet e vetëmbrojtjes duke lënë kështu të lirë nipin e tij.Jurgen Kurti, i njohur si menaxher i VIP-ave, kishte në pronësinë e tij mbi 10 biznese, ndërkohë që spikaste jeta luksoze me makina të shtrenjta./raport.tv

Next Post
Trump tërheq nga nominimi zyrtaren e lartë që pritej të konfirmohej si ambasadore e SHBA në Shqipëri?

Trump tërheq nga nominimi zyrtaren e lartë që pritej të konfirmohej si ambasadore e SHBA në Shqipëri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In