Autoritetet greke dyshojnë se autori i vrasjes së Jani Aliajt në burgun e Koridhalos në Greqi, është shqiptar dhe 28-vjeçari grek që e mori përsipër krimin.
Sipas mediave greke, hetuesit janë fokusuar te 44-vjeçari shqiptar, Xhuliano Halili, i transferuar së fundmi në burgun ku qëndronte në një qeli pranë Aliajt.
Ai dyshohet për vrasjen brutale të dy shqiptarëve, babë e bir. Policia helene, dyshon te 44-vjeçari pasi atij i janë konstatuar plagë me thikë, gjë që tregon se mund të ketë pasur përleshje me Aliajn.
Mësohet se çështja është në pritje të rezultateve laboratorike për të finalizuar identifikimin e autorit të vrasjes së rëndë brenda burgut grek.
Kush është Xhuliano Halili, i njohur si “Niko”?
Xhuliano Halili, 44 vjeç nga Tepelena, i njohur si “Niko”, është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi si vrasës me pagesë. Ai akuzohet për vrasjen brutale të dy shqiptarëve, babë e bir, në Kalamata në vitin 2011. Fëmija ishte 3 vjeç. Ai akuzohet gjithashtu dhe për disa vrasje të tjera me pagesë ndaj shtetasve grekë në vitet 2008–2009.
Halili u arratis nga burgu në vitin 2018, por u kap shpejt. Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, vrau një të dënuar tjetër dhe plagosi një tjetër.
Emri i tij u përmend edhe në hetimet për vrasjen e kushëririt të tij në vitin 2022 në Greqi.










