Ka qenë ora 06:40 e mengjesit te kesaj te diele, kur në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit, B.B. dhe bashkëjetuesja, tha policia lokale ne njoftimin e pare mbi ngjarjen. Sipas informacioneve mësohet se në makinë ka qenë dhe një fëmijë jo më shumë se 2 vjeç, por fatmirësisht ai nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tyre, pasi ata janë qëlluar në makinë sapo e kanë parkuar atë. Burimet e “Panorama” thanë se Boran Bercama kishte 8 muaj qe ishte kthyer nga Franca, ku kishte jetuar 2 muaj. Disa raportimet flasin se ai kishte kerkuar azik atje, por qe i eshte refuzuar. Mesohet se ngjarja eshte nje atentat i miremenduar, pasi autoret kane qelluar ne shenje, me bresheri plumbash, ne pritë. Pista e pare e hetimit eshte ajo e nje konflikti te mundshem familjar, por po hetohet gjithashtu edhe perfshirja e viktimes ne ndonje veprimtari te paligjshme, megjithese emri i tij nuk rezulton i skeduar me pare.
ma.me