• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ai që dërgoi ftesat refuzohet nga intelektualët”, Kuçana për tryezën e Berishës: Keqardhje që nuk pashë “Frontin për shpëtimin e Shqipërisë”..

by Os De
09/01/2026 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidatja për deputete e PD, Ilirjana Kuçana, thotë se tryeza e mbledhur të premten nga Sali Berisha, ndryshon nga “Fronti për shpëtimin e Shqipërisë”, nismë e ndërmarrë në vitin 2022 dhe që u duk sikur ngjalli shpresë për rikthimin e opozitës në pushtet.

“Nga kontaktet që kam pasur dhe nga ajo çfarë pashë gjatë rrugës, vura re se shumë figura që iu bashkuan Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë në vitin 2022 nuk ishin prezent në atë tryezë dhe kjo më vjen keq. Ndjej keqardhje, sepse janë njerëz me kontribute në shoqërinë civile. Janë njerëz që kanë bërë beteja dhe kauza publike. Nuk e di nëse nuk janë ftuar apo kanë refuzuar të jenë pjesë e kësaj tryeze. Atëherë besoj se Partia Demokratike do duhej të kishte gjetur personin e duhur për t’i bërë ftesat e shoqërisë civile. Nuk ka qenë personi i duhur ai që është marrë me organizimin. Pra, jo zoti Berisha, por ai që është marrë me organizimin. Aty ka çaluar puna, tek personi që ka dërguar ftesat”, tha Kuçana në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN.

“Shoqëria civile funksionon ndryshe. Janë njerëz të lirë. Shoqëria civile ka një mënyrë dhe një mekanizëm ndryshe funksionimi. Është shumë e rëndësishme që, kur i fton në një tryezë të shoqërisë civile, ata duan të shohin të ngjashmit e tyre, njerëz me të cilët kanë bërë beteja bashkë, kanë qenë krah për krah. Patjetër që duan të shohin edhe moral, duan të shohin koherencë. Duke qenë se Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, në një farë mënyre, u braktis nga Partia Demokratike, mendoj se edhe Fronti sot e ka braktisur atë tryezë. Kjo, besoj, është arsyeja pse një pjesë e madhe e tyre nuk kanë qenë pjesë e asaj tryeze”, shtoi ajo.

“Për mua më vjen keq kur nuk i shoh ata intelektualë që realisht përfaqësojnë figurën intelektuale, fytyrën intelektuale, mendimin intelektual. Do të doja shumë që ata të ishin aty dhe më dhemb kur nuk i shoh në tryezë disa prej njerëzve që janë mendimtarë, njerëz që janë, po e them hapur, filozofë në qasjen dhe mendimin e tyre. Problemi këtu është se njerëzit që përzgjedh zoti Berisha për të organizuar këtë tryezë, dhe jo vetëm kaq, por edhe rreshti i parë i Partisë Demokratike, duhet të rishikohet. Duhet ndryshuar imazhi i Partisë Demokratike, sepse për disa figura që janë sot në Parti, njerëzit nuk afrohen”.

Sipas saj, Berisha duhet të ndryshojë, përndryshe do të ketë probleme të mëdha. “Shpresoj fort që deri në muajin mars, kur kemi zgjedhje në Partinë Demokratike, zoti Berisha të reflektojë dhe të bëjë ndryshime. Nëse nuk i bën, edhe unë do ta mendoj angazhimin tim politik, sepse nuk mund të qëndroj me disa njerëz për të cilët e gjithë Shqipëria thotë me zë të lartë se nuk mund të jenë më aty. Opozita duhet të përfaqësohet nga figura që ngjallin shpresë, qytetari, që kanë bërë diçka në jetën e tyre. Ka figura që nuk kanë ditur të bëjnë punë tjetër përveç politikës dhe, nëse i nxjerr nga politika, mbeten pa bukë. Ky nuk është modeli i duhur”.

Next Post
Zjarri te tregu te ‘5 Maji’, Tedi Blushi: I qëllimshëm për kulla, padi Ramës

Zjarri te tregu te ‘5 Maji’, Tedi Blushi: I qëllimshëm për kulla, padi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In