• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i ish-policit, arsyet pse kamerat e shumta nuk filmuan asgjë

by Java News
15/04/2016 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ekzekutimin e ish-policit Ajet Zeqaj, i cili u qëllua për vdekje me një pistoletë me silenciator, mbrëmjen e 16 marsit. Rreth një muaj nga vrasja mafioze, Policia e Tiranës nuk ka asnjë të arrestuar si autor të dyshuar të ngjarjes. Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se pasditen e së mërkurës, ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka treguar se viktima është qëlluar 7 herë në pjesë të ndryshme të trupit. Të njëjtat burime sqaruan se Zeqaj kishte marrë dy plumba në kokë, tre në qafë, një në kraharor dhe një tjetër në anën e djathtë të trupit. Ditën e ngjarjes, policia e kryeqytetit tha se 41-vjeçari, kishte vetëm 20 ditë që ishte kthyer nga Franca. Ndërkohë, mësohet se nga policia franceze nuk ka mbërritur akoma një informacion lidhur me veprimtarinë që Zeqaj mund të kryente në këtë shtet. Pavarësisht kësaj, hetuesit e çështjes pohuan për gazetën se ka disa persona të dyshuar të ngjarjes. Gjatë kësaj kohe, policia ka pasur disa të shoqëruar, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Kamera e sigurisë

Asnjë kamerë sigurie e vendosur në bizneset pranë rrugës “Nikolla Tupe” ku ndodhi ngjarja, nuk kanë kapur asnjë lëvizje të autorit. Ky fakt bëhet me dije nga burimet e sipërpërmendura, të cilat shtuan më tej se përveç faktit që në momentin që u krye krimi ishte natë, kamerat nuk kanë kapur lëvizjet e autorit sepse pjesa më e madhe e tyre nuk ishte me pamje nga rruga kryesore. “Problem tepër i madh për hetimet e policisë është edhe fakti se autoriteti i mbikëqyrjes së kamerave i detyron bizneset që kamerat e sigurisë të jenë të kthyera vetëm nga bizneset dhe në qofte se kamerat shohin edhe nga rruga, i vendosin gjobë nga 3 milionë deri në 5 milionë lekë”, thanë burimet për Gazetën Shqiptare. Po sipas tyre, kjo gjë duhet të ketë një arsye të caktuar dhe mund të bëhet për të pasuruar dhe për të mbushur arkën e biznesit të tyre.

Vrasja

Në momentin që është kryer vrasja, Zeqaj ka qenë së bashku me një mikun e tij dhe sapo kishin dalë nga një bilardo. Rreth 5 metra larg këtij vendi i cili ndodhej mes dy pallateve, autori i veshur me të zeza dhe me një kapele sportive në kokë, ka qëlluar disa herë në drejtim të tij. Pas kësaj, autori ka hedhur pak metra larg trupit të viktimës edhe armën me të cilën sapo kishte kryer krimin dhe duke përfituar nga errësira, është larguar përmes tunelit që ndodhej mes dy pallateve. Hetuesit e çështjes kanë marrë në pyetje disa të afërm të Zeqajt, si edhe ish-kunetërit e këtij të fundit. 41-vjeçari kishte disa vite që ishte ndarë nga bashkëshortja dhe kohët e fundit ishte në konflikte me të. Përveç këtij fakti që është edhe një nga pistat e hetimit, policia është duke hetuar edhe mbi prishjen e pazareve të drogës.

BW

Next Post

Konjufca: Ka rrymë brenda VV-së për bashkëpunim me PDK-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In