• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i Eglantina Bucit, vëllai tentoi të vrasë aktorin, i ati çmontoi pistoletën

by A R
09/09/2020 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Eglantina Bucit nga i vëllai dhe i ati i saj, Shkëlzen dhe Faik Buci, duket se nuk është krimi i parë që babë e bir kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Edhe pse të akuzuar për vepra të ndryshme penale, Faik Buci, rezulton i dënuar lidhur me tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela, e ndodhur tre vite më parë në kryeqytet, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Në vendimin përfundimtar dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, të cilin e publikon ABC News, rezulton se Faik Buci është dënuar me 1 vit burg për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, por me gjykimin e shkurtuar, dënimi iu ul në tetë muaj heqje lirie.

Sipas organit të akuzës, Faik Buci, kishte çmontuar pistoletën e përdorur në atentatin ndaj aktorit Mishel Prela, dhe e kishte vendosur mbi tavolinë. Fillimisht, ai i deklaroi policisë se armën e kishte gjetur në një çantë në oborrin e shtëpisë, por më pas rezultoi se armën e kishte marrë në çantën ku mbanin veglat e punës. Si pjesë e kësaj dosje, u dënua si autori kryesor i kësaj ngjarjeje, i biri i tij, Shkëlzen Buci. Vetëm për veprën penale “vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, Shkëlzen Buci u dënua me 15 vite burg.

Me pesë vite të tjera u dënua për veprën penale “armëmbajtje pa leje” dhe në bashkimin përfundimtar të dy veprave penale u dënua me 18 vite burg, të cilat me uljen e 1/3 të dënimit kaloi në dënimin përfundimtar me 12 vite burg.

Për të kryer atentatin ndaj Mishel Prelës, Shkëlzen Buci, bashkëpunoi me një tjetër person, i cili tashmë ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi ndihmoi Policinë dhe Prokurorinë për zbardhjen e vrasjes së Eglantina Bucit. Për të njëjtën vepër penale atë të tentativës së vrasjes, që Shkëlzen Buci u dënua me 15 vite burg, bashkëpunëtori i tij u dënua me 4 vite, e thënë ndryshe, 11 vite më pak.

Përveç kësaj vepre penale dëshmitari u shpall fajtor edhe për “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje të armëve të ftohta. Për të dy këto vepra penale, ai u dënua me 4 vite burg dhe me gjykimin e shkurtuar dënimi i shkoi në 2 vite e tetë muaj.

/a.r

Next Post
Akuzat për grabitje prone, Rama-deputetit të PS: Dil dhe sqaro publikun!

PS, kjo “skuadër” e madhe, përballë një “ekipi” të zgërlaqur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In