• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i Cukut, njohja në burg e Shallarit me Dakën prova e fortë e prokurorisë

by A R
12/06/2017 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prania e Mikel Shallarit në një burg të Zvicrës, burg në të cilin është konfirmuar se ka qëndruar një periudhë kohe edhe shtetasi Bujar Daka, vllai i Agim Dakës që në 2005 u vetëvra në zyrën e policisë së Artan Çukut, është e vetmja nyje lidhëse, që të shtyjë Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të akuzojë Shallarin për akuzën e “vrasje për gjakmarrje” të Artan Çukut.

Edhe pse kjo njohje në burg mes tyre, është mohuar gjatë marrjes në pyetje i Bujar Daka dhe i arrestuari Mikel Shallari, Prokuroria dhe Policia besojnë dhe dyshojnë se pikërisht nga kjo njohje mund të jetë urdhëruar ekzekutimi i Çukut.

Pavarësisht kësaj, momentalisht prova kryesore e grupit të hetimit është analiza e ADN-së që përkon me atë të Mikel Shallarit dhe disa rroba sportive të gjetura në kazanët e plehrave. Pikërisht në koshat e mbeturinave, Policia gjeti një qese me rroba të cilat pas ekspertizës dhe analizës së ADN-së rezultuan se ishin të Mikel Shallarit.

Dyshohet se menjëherë pasi qëlloi 5 herë ndaj Artan Çukut, Mikel Shallari iku në këmbë në lagjet pranë rrugës së Kosovarëve. Pikërisht para se të dilte në Sheshin “Wilson”, 24-vjeçari ka hequr një bluzë blu që mbante veshur e dorashkat dhe i ka futur në një qese, të cilën e ka hedhur tek koshat e mbeturinave. Pikërisht tek bluza me ngjyrë blu, u gjetën fije floku të cilat pasi u krahasuan në kushte laboratorike dhe shkencore, u gjet ADN-ja e Mikel Shallarit.

Ndërkohë i riu pasi hodhi rrobat në koshin e mbeturinave besohet se, u largua në këmbë drejt “Qytetit Studenti” ku jetonte në një banesë private me qira. Shallari pas arrestimit nga policia është marrë gjatë në pyetje por në asnjë moment nuk ka pranuar autorësinë e krimit.

Ai ka pohuar se nuk ka gisht në këtë ngjarje dhe se nuk ka njohje me Artan Çukun, por edhe me shtetasin Bujar Daka dhe vllain e tij Flori Daka. Ndërkohë burimet sqaruar se tipare të njëjta me Shallarin ka dhënë dhe administratori i pallatit, ku u ekzekutua Artan Çuku.

Administratori është një nga njerëzit që ka parë prezencën e autorit të krimit, teksa ishte duke pritur Artan Çukun, në korridorin e katit të parë të pallatit.

Administratori në paraqitjen për njohje që ka bërë në polici me Shallarin, mësohet ti ketë konfirmuar policisë së Shtetit, se personi i ndaluar prej saj, kishte tipare të njëjta me atë që kishte parë në shkallët e pallatit vetëm pak minuta para se Artan Çuku të ekzekutohej me pesë plumba./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Zëri i Amerikës: Rama u tërhoq nga data e zgjedhjeve, Basha nga qeveria teknike

Basha shuan çdo dyshim: Qeverisja me LSI nuk është opsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Gjekmarkaj: Ambasadori i ri i SHBA do të fusë Shqipërinë në shina, janë të shokuar nga korrupsioni

September 28, 2026
Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

September 28, 2026
Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

September 28, 2026

Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin

September 28, 2026
Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

September 28, 2026
Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com