Në makinën e djegur që u gjet pak më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës, u gjet dhe një armë e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes për ekzekutimin e çiftit, Borhana dhe Silvi.
Arma e gjetur është e tipit “scorpions”, ndërsa makina “Benz C Class”. Dyshohet se kjo makinë mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së rëndë.
Borhan Bercana, dhe gruaja e 32 vjeçarit është Silvi Ndoci 22 vjeç, u gjetën të ekzekutuar mëngjesin e sotëm në makinë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të së dielës, ndërkohë që në mëngjes është mësuar për vrasjen e tyre.
Çifti ndodhej në makinë tip “Benz” me targa AA 006 HA dhe po ktheheshin për në banesën e tyre.
a.ç