• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i biznesmenit/ Nga Britania në Kakarriq, si ‘killeri’ portugez kreu porosinë për vrasjen e Ardian Nikulaj!

by Java News
29/04/2023 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, baba i katër fëmijëve, tronditi mbarë opinionin publik për mënyrën se si u realizua një atentat i tillë në mes të ditës nga një skuadër vrasësish me kombësi të huaj duke krijuar terror dhe pasiguri në vend. Ekzekutimi i Nikulajt sipas policisë u organizua nga Edmond Haxhia. 4 shtetas britanikë ishin vëzhguesit e lëvizjeve të 51-vjeçarit dhe ekzekutori, killeri, që realizoi detyrën finale, ishte një 28-vjeçar portugez.

Por, kush është vrasësi me pagesë, Ruben Saraiva, si u fut në rrugën e krimit dhe si arriti të vinte në Shqipëri?

28-vjeçari portugez me origjinë arabe, bëhet pjesë e krimit që në moshë të re. Në vitin 2013, ai arrestohet dhe dënohet në Britani, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Më pas ka qenë i dyshuar edhe për vepra të tjera penale të krimeve kundër personit në shtetin britanik dhe pjesë e bandave të drogës. Killeri portugez ka arritur te krijonte lidhje edhe me organizata kriminale shqiptare që operojnë në Britani dhe pikërisht kjo do të ishte lidhja e tij e parë me shqiptarët dhe kjo lidhje do të forcohej më shumë deri në momentin që do t’i ofrohej një shumë e majme për të kryer një atentat në Shqipëri, që kishte në shënjestër biznesmenin Ardian Nikulaj. Fillimisht killeri portugez mbërrin në territorin shqiptar në aeroportin e Rinasit më datë 14 shkurt, ku pritet nga Edmond Haxhia. Portugezi akomodohet në një hotel në Shëngjin për disa ditë. Por më pas, streha e tij do të ishte një fshat në Lezhë, Kakarriqi, një vend që e zgjodhi për t’u mos ekspozuar.

Fshati Kakarriq është një fshat i lënë në mëshirë të fatit, ku banojnë shumë pak banorë, vetëm 300 vete, pasi rinia është larguar në emigracion. Natyra në këtë fshat është shumë e bukur, por siç thonë edhe vetë banorët, nuk ka më njerëz përreth.

Por, ky fshat do të bëhej një vend shumë i njohur për një të huaj, për një vrasës me pagesë, aty do të qëndronte për rreth dy muaj deri në momentin që vendos të kryejë misionin e tij. Grupi hetimor ka prova dhe dyshime se portugezi ka qëndruar në banesën e Edmond Haxhisë, por edhe në një banesë në Shkodër ku ka shkuar herë pas herë për të humbur edhe gjurmët, por streha e tij kryesore ka qenë fshati Kakarriq.

Megjithatë gjatë këtyre dy muajve, ai është parë të lëvizë edhe në Lezhë apo Shëngjin, për të planifikuar atentatin. Në dy muaj, vrasësi portugez mësoi shumë, ai njohu zonën, rrugët dhe gjithçka i duhej, madje u afrua edhe me njerëzit, e njihte Kakarriqin sikur të kishte vite që jetonte aty, tregojnë edhe banorët e fshatit. Jashtë kamerave ata thonë se ai në fillim nuk fliste shqip dhe nuk e mendonin se për çfarë mund të kishte ardhur në fshatin e tyre, pasi herë e shihnin dhe herë nuk e shihnin, por pas pak kohësh ata vunë re që portugezi kishte filluar të mësonte edhe disa fjalë përshëndetëse në shqip dhe që lëvizte me motor dhe me veturë. Banorët janë të rezervuar në informacionet që japin rreth të huajit, por shprehen se ata nuk kanë folur kurrë me të për arsyen se pse kishte ardhur. në fillim të prillit, portugezi u zhduk nga fshati në mënyrë të habitshme dhe nuk u pa më deri më 19 prill. I vetëm vrasësi portugez e kishte të pamundur të realizonte qëllimin dhe priti dy muaj deri në dy javët e para të muajit prill ku mbërritën në vendin tonë edhe 4 britanikë që do ta ndihmonin në realizimin e atentatit. Shtetasit Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen. Të gjithë të huajt sipas policisë së shtetit janë takuar me Edmond Haxhinë. Tashmë një skuadër vrasësish profesionistë kishte nisur punën për realizimin e atentatit kundër Ardian Nikulaj. Britanikët nisin vëzhgimin e lëvizjeve të Ardian Nikulajt për të informuar Ruben Saraivën, i cili do kryente vrasjen. Britanikët qëndrojnë në hotelin e Nikulajt dhe mësojnë me detaje çdo hyrje dalje të 51-vjeçarit në pronën e tij.

Anglezët që u strehuan në hotelin e Ardjan Nikulajt u miqësuan me familjarët. Në pamjet filmike vihet re se si ata hanë darkë me fëmijët e viktimës, apo luajnë bilardo me ta. Madje për shkak të afrimitetit, shpeshherë darkat ua paguante edhe vetë biznesmeni. Përtej kësaj mikpritjeje, ata nuk ngurruan ta nxirrnin në pritë. Në tre ditët e para në datat 16-17-18 prill nuk arrijnë dot të realizojnë qëllimin. Momenti final vjen në datën 19 prill. Nga vëzhgimi i imtësishëm i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes 8 orë para vrasjes.

Gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar në një pallat në ndërtim nga ku ka dalë vetëm pasi është njoftuar se ishin krijuar kushtet e përshtatshme për kryerjen e ekzekutimit në lokalin ‘Coral’. Pallati në ndërtim e sipër ku qëndroi i fshehur vrasësi është rreth 100 metra larg vendit ku ndodhi atentati. Në orën 13 e 24 minuta portugezi Ruben Saraiva futet në lokal pas sinjalit nga anglezi i cili ndodhej  atje dhe pa Nikulajn të ulej në tavolinë. Autori i maskuar me jelek fosforeshent dhe skafandër afrohet drejt Nikulajt dhe e qëllon me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Portugezi largohet me shpejtësi dhe me motor niset drejt fshatit Kakarriq.

Distanca nga lokali deri në vendin ku shkoi vrasësi është rreth 17 km dhe e ka kryer këtë itinerar për rreth 20 minuta. Rreth orës 13:40 minuta dyshohet se portugezi ka qenë në fashtin Kakarriq. Por i çuditshëm është fakti nëse ai u ndesh me ndonjë postobllok policie gjatë largimit apo kaloi i lirë dhe i pashqetësuar 17 km që përshkroi deri në momentin kur mbërriti në kufirin midis fshatit Kakarriq dhe Gjadër.

Vrasësi me pagesë e kishte kryer misionin dhe tani detyra e tij ishte të zhdukte provat dhe te largohej nga Shqipëria. 28-vjeçari portugez pasi lëvizi pak metra me motor në një rrugë të shkurtër përgjatë lumit Drin vuri ne zbatim pjesën e dytë të planit.

Sipas provave që ka grupi hetimor 28-vjeçari, pasi kishte kryer misionin e tij dhe pasi kishte zhdukur prova,  ka qëndruar edhe 7 orë në vendin tonë dhe është larguar nga Shqipëria nga Kapshtica rreth orës 21:25 minuta ku kamerat e pikës se kalimit kufitar e kanë regjistruar vrasësin portugez duke kaluar kontrollin me pasaportë në dorë dhe ka hyrë në brendësi të kufirit grek si këmbësor. Pas krimit, të gjithë lanë Shqipërinë brenda 2 ditëve, por nuk mundën të fshehin ta gjitha gjurmët e lëna pas. Dëshmi të personave që kanë ndjekur lëvizjet dhe takimet e ndodhura mes tyre në javët e qëndrimit në shtëpi, mjetet e marra me qira, si dhe sende të përdorura prej tyre shërbyen për identifikimin dhe dokumentimin e autorësisë në vrasje. Nga ana tjetër, i akuzuari si porositës dhe financues, Edmond Haxhia ka hyrë në Shqipëri në 24 nëntor madje edhe është martuar në muajin dhjetor dhe ka dalë në 20 prill nga Rinasi, pikërisht një ditë pas vrasjes. Policia mundi vetëm të gjejë se kush fshihej pas vrasjes, vetëm pas dëshmisë së një vajze që kishte parë gjithçka dhe dëshmia e saj ishte prova kryesore. Ngjarja u zbardh dhe pas rreth 10 ditësh në Londër u vu në pranga organizatori dhe financuesi i vrasjes Edmond Haxhia dhe tre nga shtetasit britanikë që bashkëpunuan në krim./bw

Next Post
Familja Haklaj, letër publike: As diktatura nuk nxiti vëllavrasje siç bëri Sali Berisha

“Merreni me vete në Tiranë Shkëlqimin, gjallë a vdekur”/ Si nisi konflikti me Berishën sipas Zylfie Haklajt: Fatmiri ishte plagosur...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

February 25, 2026
Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

February 25, 2026
Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

February 25, 2026
Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

February 25, 2026
Turqia, mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

Turqia, mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

February 25, 2026
Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

February 25, 2026
U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

February 25, 2026
Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

February 25, 2026
Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

February 25, 2026
Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In