• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i Behar Sofias/ Familjarët mohojnë konfliktet, zbërthehet telefoni i viktimës: Doli të pinte kafe, do blinte diçka, s’na tha kë do takonte

by Java News
26/02/2021 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flasin familjarët e 66 vjeçarit Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, i cili u ekzekutua mëngjesin e djeshëm shumë pranë banesës së tij, afër Piramidës në Tiranë.

Policia i ka marrë në pyetje familjarët e 66-vjeçarit pasditen e djeshme, ndërsa burime për Report Tv thonë se se ata kanë mohuar të kenë patur konflikte apo kërcënime kohët e fundit. Përpara se Sofia të dilte nga shtëpia dhe të vritej ai u ka thënë familjarëve se do të pinte një kafe, do blinte diçka e më pas do kthehej. Ndërkaq nuk kishte përmendur se do takonte dikë.

“Nuk kemi patur kërcënime dhe konflikte kohët e fundit. Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri”, thonë familjarët.

Nga këqyrja paraprake që i është bërë celularit të viktimës, nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë, përveç atyre me familjarë. Deri tani lidhue me vrasjen e tij janë të shoqëruar të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar.

Sofia është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës dhe ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur shumë pranë banesës së tij te pallati ETC, ku sapo kishte dalë nga ambientet e një lokali ku kishte pirë kafen dhe po shëtiste pranë Lanës, përballë Piramidës.

Atentatori ka qenë në lëvizje në këmbë në momentin që ka qëlluar në drejtim të 66-vjeçarit. Menjëherë më pas është larguar duke humbur gjurmët. Grupi hetimor ka ngritur dyshime se ka patur edhe bashkëpunëtorë, të cilët e kanë ruajtur dhe zbardhur lëvizjet e ditëve të fundit të Sofisë. Në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie që të kenë filmuar momentin e ekzekutimit, por grupi hetimor ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm pamjesh të kamerave përreth zonës, për të rënë në gjurmët e autorëve.

66 vjeçari i ekzekutuar njihet dhe si “padrino i drogës”, i lidhur me ‘bosin’ e heroinës Abdulselam Turgut, i arrestuar në ‘98-ën në Turqi! Në atë kohë është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh që merreshin me trafik dorge mes tyre dhe Hekuran Hoxha i njohur ri Roni Shijakut.   Në mesin e të arrestuave 23 vite më parë në Turqi me Sofinë ishte edhe Abdulselam Turgut, emër i njohur i trafikut të drogës, kryesisht në drejtim të Gjermanisë.

Megjithatë vitet e fundit s’kishte asnjë precedent penal apo të kishte shfaqur frikë nga një kërcënim dhe duket sikur ishte harruar duke mbetur një personazh “misterioz”.

g.kosovari

Next Post
“S’janë goditje elektorale siç thotë liberali i djathtë në burg”/ Rama për arrestimet në Gjykatën e Krujës: Mesazh i qartë nga…

"U arrestua një gjyqtare dhe një mjek, kjo s'ndodhte më parë"/ Rama: Ka korrupsion, por nuk krahasohet me atë që gjetëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com