Flasin familjarët e 66 vjeçarit Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, i cili u ekzekutua mëngjesin e djeshëm shumë pranë banesës së tij, afër Piramidës në Tiranë.
Policia i ka marrë në pyetje familjarët e 66-vjeçarit pasditen e djeshme, ndërsa burime për Report Tv thonë se se ata kanë mohuar të kenë patur konflikte apo kërcënime kohët e fundit. Përpara se Sofia të dilte nga shtëpia dhe të vritej ai u ka thënë familjarëve se do të pinte një kafe, do blinte diçka e më pas do kthehej. Ndërkaq nuk kishte përmendur se do takonte dikë.
“Nuk kemi patur kërcënime dhe konflikte kohët e fundit. Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri”, thonë familjarët.
Nga këqyrja paraprake që i është bërë celularit të viktimës, nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë, përveç atyre me familjarë. Deri tani lidhue me vrasjen e tij janë të shoqëruar të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar.
Sofia është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës dhe ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur shumë pranë banesës së tij te pallati ETC, ku sapo kishte dalë nga ambientet e një lokali ku kishte pirë kafen dhe po shëtiste pranë Lanës, përballë Piramidës.
Atentatori ka qenë në lëvizje në këmbë në momentin që ka qëlluar në drejtim të 66-vjeçarit. Menjëherë më pas është larguar duke humbur gjurmët. Grupi hetimor ka ngritur dyshime se ka patur edhe bashkëpunëtorë, të cilët e kanë ruajtur dhe zbardhur lëvizjet e ditëve të fundit të Sofisë. Në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie që të kenë filmuar momentin e ekzekutimit, por grupi hetimor ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm pamjesh të kamerave përreth zonës, për të rënë në gjurmët e autorëve.
66 vjeçari i ekzekutuar njihet dhe si “padrino i drogës”, i lidhur me ‘bosin’ e heroinës Abdulselam Turgut, i arrestuar në ‘98-ën në Turqi! Në atë kohë është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh që merreshin me trafik dorge mes tyre dhe Hekuran Hoxha i njohur ri Roni Shijakut. Në mesin e të arrestuave 23 vite më parë në Turqi me Sofinë ishte edhe Abdulselam Turgut, emër i njohur i trafikut të drogës, kryesisht në drejtim të Gjermanisë.
Megjithatë vitet e fundit s’kishte asnjë precedent penal apo të kishte shfaqur frikë nga një kërcënim dhe duket sikur ishte harruar duke mbetur një personazh “misterioz”.
g.kosovari











