• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i Ajet Zeqajt/ Ja çfarë dëshmuan ish kunetërit e dyshuar nga policia

by Java News
21/03/2016 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllezërit e Leonora Hysenit, ish-bashkëshortes së Ajet Zeqajt, ekzekutuar në ish Bllok, me të cilën ai kishte tri vajza, në deklarimet e tyre në polici kanë dhënë në disa raste dëshmi kontradiktore rreth konflikteve që ata kishin pasur me viktimën, por edhe rreth vendndodhjes së tyre në momentin e ngjarjes.

Viktima Ajet Zeqaj
                                   Viktima Ajet Zeqaj

Dy prej tyre kanë deklaruar thjesht se nuk ndodheshin në Tiranë natën e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët kanë deklaruar se ishin në Tepelenë.

Ata kanë mohuar kategorikisht përfshirjen në ngjarje, qoftë drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet ndonjë personi tjetër.

Madje kanë pasur edhe alibi, duke pretenduar se natën kur ka ndodhur vrasja e Ajet Zeqajt, ata nuk ndodheshin në Tiranë dhe ngjarjen e kanë mësuar të nesërmen.

Ata kanë pretenduar se i ka lajmëruar motra e tyre për ngjarjen, duke u kërkuar që të shkonin bashkë në varrimin e ish-bashkëshortit të saj, pasi edhe vajzat duhej të ishin të pranishme në ceremoni

Por të katërt kanë pretenduar se kanë qenë të gjithë bashkë atë natë. Sipas Policisë, nga të gjitha të dhënat e mbledhura deri tani, ekzekutimi i ish policit, 41-vjeçar, mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë.

Kjo i përjashton ish-kunetërit e tij nga prezenca e tyre në skenën e krimit, duke marrë si të mirëqenë edhe pretendimin e tyre se nuk ndodheshin në Tiranë atë natë, por nuk i përjashton plotësisht nga implikimi i mundshëm në ngjarje.

Për këtë arsye, ata pritet që të thirren sërish për t’u pyetur nga oficerët e grupit hetimor. Nga deklarimet e mëparshme që kanë dhënë, ata kanë pranuar se deri në vitin 2013 kanë pasur konflikte të vazhdueshme me ish-bashkëshortin e motrës së tyre, por pas ndarjes nuk takoheshin dhe nuk kishin më komunikim me njëri-tjetrin.

Me përjashtim të ndonjë rasti që mund të shkëmbeheshin rastësisht në rrugë, kur ai takonte vajzat. Panorama

Next Post

(VIDEO) Tirana, dje BIO, sot...!?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In