• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekzaltimi me idenë se “SPAK po tremb paranë”

by Ylli Manjani
15/07/2026 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Është bërë modë një tezë që përsëritet me një lloj kënaqësie revolucionare: SPAK paska trembur paranë. Madje, disa komentues publikë dhe gazetarë online e shpallin këtë si një sukses në vetvete. Sipas tyre, fakti që “paraja ka frikë” është lajm i mirë. Madje shtojnë edhe atë “mirë t’u bëhet” bizneseve.

Ky është një nga ato raste kur ekzaltimi zë vendin e arsyes.

Jetojmë në një kohë revolucionesh të përditshme, ku gjithçka matet me entuziazmin e militantit apo të budallait të radhës dhe jo me pasojën e fenomenit. Por mjafton të mendosh seriozisht për një minutë: nëse paraja trembet, kjo nuk është fitore. Është simptomë e rëndë ekonomike dhe sociale.

Paraja është gjaku i ekonomisë. Kur ajo nuk qarkullon, nuk vuan vetëm ai që e zotëron. Vuajnë punëtorët, furnitorët, tregtia, investimet, pagat dhe në fund vetë shteti. E vujanë këtë pasojë edhe vetë të ekzaltuarit e SPAK-ut. Nuk ka ekonomi që zhvillohet duke u krenuar se kapitali ka hyrë në bunker.

Detyra e një shteti serioz nuk është të rrijë e të mallkojë ata që kanë para, as të ngrejë në piedestal Republikën e Prokurorëve. Ca më keq akoma të bësh spin-in e ndonjë rryme brenda SPAK që jeton me “lavdinë” e të bërit rrup-sup!!!

Detyra e SPAK dhe e drejtësisë është të garantojë që paraja e ligjshme të qarkullojë lirshëm, të investohet, të krijojë vende pune dhe të prodhojë mirëqenie. Krimi duhet ndëshkuar, padyshin. Pasuria e paligjshme duhet goditur. Por ekonomia nuk mund të trajtohet si armik. Nuk mund të jetë qëllim legjitim i prokurorëve dhe gjykatëve bllokimi i ekonomisë!

Madje, dua t’u kujtoj të ekzaltuarve një fakt që duket se e kanë harruar. Një nga argumentet kryesore me të cilat u kërkua dhe u mbështet krijimi i SPAK ishte pikërisht se lufta kundër korrupsionit dhe krimit do të rriste besimin, do të nxiste investimet dhe do të zhvillonte ekonominë. Ky ishte premtimi dhe qëllimi.

Nëse sot na thuhet me krenari se SPAK ka bllokuar paranë, atëherë po na thuhet se ka prodhuar të kundërtën e qëllimit për të cilin u krijua. Kjo nuk është arsye për duartrokitje, por për reflektim, nëse është e vërtetë kjo tezë.

Por a është e vërtetë kjo?

Statistikisht është shumë e vështirë ta besosh. Përtej disa absurditeteve ligjore, ku shqiptari mund të ndiqet penalisht në Shqipëri për llogari të një shteti tjetër, është e pamundur të mendosh se një numër relativisht i vogël njerëzish të vendosur në arrest, dhe një numër edhe më i vogël të dënuarish realisht, paskan paralizuar gjithë qarkullimin e parasë në vend.

E kuptoj humorin sezonal të pronarëve të beach bar-eve, të cilët pothuajse çdo verë ankohen se “kjo është vera më e dobët”. Është një refren i njohur. Por nuk është statistikë ekonomike.

Mjafton të kalosh qoftë edhe një ditë në bregdet për të parë plazhe plot, lokale plot, restorante me pritje dhe trafik të rënduar. Madje, paradoksi është se edhe lokalet e njerëzve që janë arrestuar vazhdojnë të jenë plot. Nuk duket ndonjë ekonomi e futur në panik.

Pra, teza nuk mbështetet as nga realiteti.

Dhe pikërisht kjo e bën më problematik ekzaltimin. Sepse kur propaganda fillon të festojë një dëm ekonomik që as nuk ekziston, atëherë nuk kemi më analizë, por militantizëm.

I kuptoj guerrilasit e flamingove në rrjete sociale. Ata kanë nevojë për revolucione të përditshme, për emra dhe bisnese që ti shajnë, për të justifikuar budallëkun ku janë zhytur. Por nuk arrij të kuptoj gëzimin me idenë se po falimenton biznesi prej SPAK-ut.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të ishte lajm shumë i keq për Shqipërinë.

Dhe nëse nuk është e vërtetë, siç duket se nuk është, atëherë është edhe më keq ta shesësh si sukses.

Sepse nuk i bën mirë ekonomisë. Nuk i bën mirë klimës së investimeve. Dhe, në fund të fundit, nuk i bën mirë as vetë SPAK-ut. Një institucion drejtësie nuk ka pse të identifikohet me idenë se misioni i tij është të trembë paranë. Misioni i tij është të trembë krimin, jo ekonominë.

Next Post
“Protestat nuk prodhuan lidership”, avokati: Në fund fitoi politikisht Rama!

“Protestat nuk prodhuan lidership”, avokati: Në fund fitoi politikisht Rama!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të thirret në SPAK Rama për “Albanian Files”? Braho: Askush nuk është imun!

A do të thirret në SPAK Rama për “Albanian Files”? Braho: Askush nuk është imun!

July 15, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

July 15, 2026
Takimi i Arubës, opozita kërkon emrat e politikanëve, Braho: Është çështje në hetim, nuk mund të ketë prova të lëna në gjumë

Takimi i Arubës, opozita kërkon emrat e politikanëve, Braho: Është çështje në hetim, nuk mund të ketë prova të lëna në gjumë

July 15, 2026
Përcillet për në banesën e fundit Todi Llupi, ikona e Estradës së Fierit

Përcillet për në banesën e fundit Todi Llupi, ikona e Estradës së Fierit

July 15, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, rriten çmimet e karburanteve! Nafta arrin 198 lekë për litër

July 15, 2026
Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë me BE-në, Kumbaro: Arsimi i hapi rrugën suksesit në negociata!

Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë me BE-në, Kumbaro: Arsimi i hapi rrugën suksesit në negociata!

July 15, 2026
Braho raporton për SPAK: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, 46 vetëm gjatë 2025

Braho raporton për SPAK: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, 46 vetëm gjatë 2025

July 15, 2026
Deklarata e ministres serbe, gazetari: Është deformim i rrezikshëm! Heshtja e Shqipërisë, shqetësuese

Deklarata e ministres serbe, gazetari: Është deformim i rrezikshëm! Heshtja e Shqipërisë, shqetësuese

July 15, 2026
Operacioni “Lightning” në Lezhë/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona

Operacioni “Lightning” në Lezhë/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona

July 15, 2026
“Jam krenar për burgun që kam bërë”, i dënuari pas lirimit: Më ka bërë mirë, sepse në Shqipëri nuk rrihet!

“Jam krenar për burgun që kam bërë”, i dënuari pas lirimit: Më ka bërë mirë, sepse në Shqipëri nuk rrihet!

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In