• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-16” u takua me sukses me atë të “Shenzhou-15” në stacionin hapësinor

by A R
31/05/2023 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anija kozmike me astronautë “Shenzhou-16” u lëshua në hapësirë paraditen e së martës dhe, pas hyrjes në orbitë, u lidh me sukses vertikalisht me modulin kryesor “Tianhe” të stacionit hapësinor në orën 16:29. Tërë procesi i lidhjes u realizua brenda gjashtë orë e gjysmë. Kështu, dy ekuipazhet, përkatësisht të anijeve kozmike “Shenzhou-16” dhe “Shenzhou-15”, u takuan në stacionin hapësinor.

Ky është misioni i parë i lidhjes së anijes kozmike me astronautë me stacionin hapësinor të Kinës gjatë periudhës së funksionimit e të zhvillimit dhe gjithashtu detyra e parë e lidhjes vertikale të një mjeti hapësinor me stacionin hapësinor në formën “T”-je me tre module.

Gao Xu, kryeprojektuesi i sistemit të anijeve kozmike me astronautë nga Instituti i Pestë i Grupit të Teknologjisë së Fluturimeve Kozmike, tha: “Kësaj here përdorëm mënyrën vertikale të lidhjes, sepse horizontalisht stacioni hapësinor është lidhur me anijen kozmike ‘Shenzhou-15’.”

foto nga CFP

foto nga CFP

Gjatë periudhës së ndërtimit të stacionit hapësinor i Kinës, janë bërë lidhje vertikale edhe me anijet kozmike “Shenzhou-13” dhe “Shenzhou-14”, por kësaj here misioni i lidhjes me anijen “Shenzhou-16”  ishte më i vështirë. Nga njëra anë, stacioni i tanishëm hapësinor është një kompleks i përbërë nga dy modulet laboratorike “Wentian” e “Mengtian”, anija me astronautë “Shenzhou-15” dhe anija e mallrave “Tianzhou”, prandaj ka një përmasë dhe peshë më të madhe se më parë dhe është më e vështirë të kontrollohet qëndrimi i tij. Nga ana tjetër, ky kompleks kolosal do të pengojë fushëpamjen e aparateve matëse në anijen “Shenzhou-16”, të cilat lëshojnë sinjale në bazë të vëzhgimit të sfondit kozmik dhe të diellit.

Lidhur me këto vështirësi, Li Meng, zv.kryeprojektuesi i anijes kozmike me astronautë nga Instituti i Pestë i Grupit të Teknologjisë së Fluturimeve Kozmike, tha se grupi kërkimor ka marrë masa përballuese. “Kundrejt peshës dhe plogështisë së madhe të mjeteve hapësinore, bëmë disa rregullime për pajisjet e lidhjes, dhe disa instalime zbutëse mund të thithin energjinë e përplasjes. Kjo është njëra anë. Nga ana tjetër, e pajisëm anijen kozmike edhe me aparate matëse që punojnë me metoda të ndryshme, të cilat janë rezervë për ato që punojnë në bazë të vëzhgimit të sfondit kozmik dhe të diellit. Kështu, nëse stacioni hapësinor mbulon fushëpamjen e një pjese të tyre, do të përdorim sinjalet nga pjesa tjetër.”

Pas lidhjes me stacionin hapësinor, ekuipazhi i “Shenzhou-16” doli nga anija kozmike dhe hyri në modulin orbital të stacionit hapësinor.

foto nga CFP

foto nga CFP

Në orën 18:22 të së martës, astronautët e anijes “Shenzhou-15” hapën “derën” e stacionit hapësinor dhe mirëpritën ekuipazhin e ri në shtëpinë e tyre në hapësirë. Më vonë, të dy ekuipazhet dolën së bashku në fotografi si një “familje e plotë”, duke i raportuar se ishin të sigurt të gjithë popullit kinez.

Në pesë ditët e ardhshme, astronautët e të dy ekuipazheve do të punojnë bashkërisht në stacionin hapësinor për punët e dorëzimit.

Next Post
Premtimi ndaj Kievit për 6 sisteme Cezar/ Kërkesa e Macron për prodhuesin e armëve: Punoni si të ishim në luftë

Tensionet në veri, reagon Macron: Kosova mban përgjegjësi për trazirat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

June 25, 2026
Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

June 25, 2026
Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

June 25, 2026
Skema Kombëtare/ Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

“Shumë shpejt ëndrra do të bëhet realitet”, Denaj: Po punojmë për Shqipërinë europiane

June 25, 2026
Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

June 25, 2026
Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

June 25, 2026
REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

June 25, 2026
Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

June 25, 2026
Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

June 25, 2026
Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In