• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ekuadori miliona dollarë për ruajtjen e Assange

by A R
15/05/2018 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekuadori ka ndërmarrë një operacion miliona dollarësh spiunazhi për të mbrojtur dhe mbështetur Julian Assange në Ambasadën e vendit amerikano-latin në qendër të Londrës, duke punësuar një kompani ndërkombëtare sigurie dhe agjentë të fshehtë për të monitoruar vizitorët e tij, stafin e ambasadës, e madje edhe policinë britanike.

Të paktën kështu thuhet nga zbulimi i fundit i disa dokumenteve të para nga “The Guardian”.

Për mbi 5 vite, Ekuadori ka shpenzuar të paktën 5 milionë dollarë në të ashtuquajturin buxhet i shërbimeve sekrete që ka mbrojtur themeluesin e “Wikileaks” teksa është vizituar nga Nigel Farage, pjesëtarë të grupeve nacionaliste europiane dhe individë të ndryshëm të lidhur me Kremlinin.

Mes “të ftuarve” të tjerë përfshihen edhe piratë kompjuterikë, aktivistë, avokatë dhe gazetarë.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016, faqja e internetit “Wikileaks” publikoi një sërë “e-mail”-esh të lidhura me Partinë Demokratike dhe fushatën e Hillary Clintonit.

Muajin e kaluar, Komiteti Kombëtar Demokratik dorëzoi një aktpadi kundër qeverisë ruse, drejtuesve të fushatës së Donald Trumpit dhe “Wikileaks”-it, me akuzën se kanë komplotuar për të përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve në favor të Trumpit.

Dokumentet tregojnë se programi i mbikëqyrjes, i quajtur “Operation Guest”, që më vonë u njoh si “Operation Hotel”, shoqëruar me veprime paralele të fshehta, arriti një kosto mesatare prej të paktën 66 mijë dollarësh në muaj për sigurinë dhe sigurimin e informacioneve sekrete për të “mbrojtur” një nga të arratisurit më të kërkuar të botës.

Një investigim i ndërmarrë nga “The Guardian” dhe “Focus Ecuador” zbulon se operacioni ka pasur miratimin e ish-presidentit ekuadorian, Rafael Correa, dhe ish-ministrit të Jashtëm, Ricardo Patino, sipas burimeve të medies britanike.

Correa e ka mbrojtur vendimin për t’i dhënë azil politik Assange dhe e përshkroi sjelljen e Britanisë së Madhe ndaj Ekuadorit si “të patolerueshme”. As ai vet dhe as qeveria aktuale e Ekuadorit nuk ka komentuar mbi këto dokumente.

Të shqetësuar se autoritetet britanike mund të përdornin forcën për të hyrë në Ambasadë dhe arrestuar Assange, zyrtarët ekuadorianë hartuan madje edhe plane për ta ndihmuar atë t’ia mbathte nga aty. Mes planeve ishte edhe ai i largimit të Assange përmes një automjeti diplomatik, ose emërimi i tij si përfaqësues i Ekuadorit në OKB, gjë që do ta bënte atë me imunitet diplomatik për pjesëmarrje në takimet e Kombeve të Bashkuara.

Përveçse i dha azil Assange, qeveria e Correas u përgatit të shpenzonte parà edhe në përmirësimin e imazhit të tij. Një avokati i ishte kërkuar të hartonte një “strategji mediatike” për të shënuar “përvjetorin e dytë të azilit politik të tij”. Kjo do të përfshinte edhe një konferencë të përbashkët mes tij dhe Patinos në Londër, e më pas publikimin e një opinioni në “The Guardian”.

Por, dokumentet tregojnë edhe faktin sesi marrëdhënia mes Assange dhe mikpritësve të tij u përkeqësua me kalimin e kohës. Në një shkelje të pazakontë të protokollit diplomatik, Assange piratoi sistemin e komunikimit brenda Ambasadës së Ekuadorit dhe pati qasje në internet satelitor. Duke shkelur “firewall”-in e Ambasadës, Assange pati mundësi të përgjojë zyrtarët dhe komunikimet personale të stafit.

Gjatë këtij investigimi, gazetarët që punonin në Ekuador janë shprehur se shpesh janë detyruar t’i zhvendosin faqet e tyre të internetit jashtë shtetit, në mënyrë që të shmangnin sulmet kibernetike. Disa madje janë ndjekur penalisht nëpër gjyqe. E përballë rrezikut për t’u gjobitur, apo për t’u akuzuar penalisht, disa prej tyre janë detyruar të largohen për të jetuar në ekzil të vetimponuar.

Presidenti aktual i Ekuadorit, Lenin Moreno vendosi të mbyllë agjencinë “Senain” në mars, në reagim të asaj që ai e quajti “protestë etike e qytetarëve”. Ai tha gjithashtu se lëvizja e tij synonte t’i garantonte të gjitha mjetet e sigurisë vendit të tij, duke iu referuar kështu burimeve që kjo agjenci kishte dedikuar për mbrojtjen e një personi, që shumë pak kishte të bënte me sigurinë e Ekuadorit./TCH/a.m.

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Nuk është thjesht ‘Xhafa’ dhe ‘Tahiri’, por flamuri i negociatave?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

January 5, 2026

SONDAZHI / Partitë e mëdha në rënie, por PS mbetet maxhorancë! 24 % do të votonin një parti të re

January 5, 2026
“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

January 5, 2026
Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

January 5, 2026
“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

January 5, 2026
“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

January 5, 2026
Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

January 5, 2026
Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In