• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekstremizmi, Tahiri: Qeveria strategji për parandalimin e fenomenit

by
10/07/2015 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha sot se qeveria shqiptare ka përgatitur një plan masash dhe një strategji të qartë për të parandaluar dhe eliminuar radikalizimin fetar dhe ekstremizmin në vendin tonë.

I pranishëm në konferencën “Radikalizmi Fetar dhe Ekstremizmi”, Ministri Tahiri u shpreh se në axhendën e vendit tonë,  zë një vend primar lufta ndaj radikalizmit fetar dhe ekstremizmit. Sipas tij, në Shqipëri ekziston një bashkëjetesë  fetare shembullore dhe kjo duhet ruajtur dhe duhet të jetë një model që duhet të vijojë në kohë.

“Në shtator të vititi 2014, Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, i bëri thirrje vëndeve të OKB të luftojnë më shumë ekstremizmin, duke krijuar plan masash dhe axhendë të mirëpërcaktuar për këtë. Prej asaj kohe është bërë pjesë  e axhendës së shumë vendeve pasja e një qasje të re ndaj këtij fenomeni. Vendi ynë ka hartuar një plan masash për të parandaluar këtë fenomen dhe një strategji afatgjatë për ta eliminuar ekstremizmin  në vendin tonë, duke rritur bashkëpunimin me të gjithë aktorët që kanë kontribut në rritjen e luftës ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit”, tha Tahiri.

Sipas tij, lidhur me këtë fenomen duhet krijuar një sistem arsimor i shëndoshë, duhen krijuar dhe mbështetur qendra fetare të cilat duhet kthehen në model të luftës ndaj ekstremizmit.

“Për të luftuar ekstremizmin duhet krijuar një sistem arsimor i shëndoshë dhe efiçent, që promovon vlerat shoqërore dhe modelet e mira Europiane. Duhet një sistem drejtësie i fortë dhe të pakorruptueshëm, që bënë drejtësi, pasi kështu do rritet besimi i qytetarëve tek institucionet. Duhen institucione fetare që përveç harmonisë fetare të promovojnë edhe vlerat e shëndosha të shoqërisë, duke eliminuar ndasitë mes tyre. Gjithashtu duhet luftuar varfëria, korrupsioni dhe mbi të gjitha luftën e përbashkët të shoqërisë civile, komuniteteve fetare, medias dhe të gjithë aktorëve të tjerë pjesë e vendit tonë për të promovuar vlerat e shëndosha të shoqërisë sonë dhe për ti kthyer ato në një model për të ardhmen”, përfundoi Ministri Tahiri, duke shtuar se, Ministria e Brendshme, do të mbajë shënimet gjetjet e kësaj konference për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

Gjatë aktiviteti ku ishte i pranishëm, Ministri Tahiri, merrnin pjesë ambasadori amerikan, Donald Lu, Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

Next Post

Rovena Stefa prek “zogun” në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

August 19, 2026
Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

August 19, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

August 19, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com