• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekstremizmi i dhunshëm dhe unë!

by Ardit Rada
24/07/2020 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alisa Ibrahimi!

Ekstremet janë pika drejt infinitit. Ato s’kanë limite, s’kanë ndalesa. Në kahe të kundërta herë pozitive dhe herë negative këto limite veç shtyjnë njëra-tjetrën. Asnjëherë s’më kanë pëlqyer ekstremet…

Unë jam një 17 vjeçare nga shkolla “Abdulla Keta” dhe asnjëherë nuk jam përballur me raste të ekstremizmit, por janë filmat, lajmet, shkolla ato që më kanë dhënë impaktin e parë negative të këtyre fenomeneve. Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm nuk janë aspak fenomene të reja, ato kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë për sa kohë që ekziston njerëzimi.

Në kohët e sotme terrorizmi dhe ekstremizmi kanë ardhur duke u shtuar dhe duke përfshirë e rekrutuar në masë sidomos të rinjtë. Kjo për shkak se të rinjtë janë më të lehtë për t’u manipuluar. Ata s’kanë formimin e duhur për të gjetur rrugën e drejtë, shpesh-herë atë që është më e vështira e kërkon më shumë punë, ndaj priren për të qenë pjesë e radikalizmit pikërisht nga niveli i ulët kulturor qe kanë. Është pikërisht mosha e tyre adoleshente që nxjerr në pah prirjet e tyre individuale dhe pikërisht, për më tepër këtë shfrytëzon ekstremizmi i dhunshëm.

Njëkohësisht të rinjtë janë e ardhmja e një vendi. Ata kanë vitalitet, forcë, energji, janë adrenalina e një vendi, dhe janë pikërisht këto cilësi që i bëjnë të rinjtë kaq tërheqës për grupet radikale.

Përballjet e mia të para me ekstremizmin e dhunshëm kanë qenë nga filmat. Kamë parë Maratonën e Bostonit se si dy moshatarët e mi vranë dhe plagosën qindra persona. Shumë filma janë bërë dhe për rrëmbimet e avionëve dhe të jesh në ajër e të përballesh me një ngjarje të tillë është dyfish më stresante. Shumë tragjike dhe pse unë nuk kisha lindur, ka qenë dhe ngjarja e 11 shtatorit, ku për disa sekonda u shuan qindra frymë njerëzish. Kullat binjake të cilat nën hirin e tymin e tyre groposën burra, gra dhe fëmijë mbeten një traumë e madhe për gjithë njerëzimin. Frika dhe kaosi bashkëjetuan e bashkëjetojnë për vite të tëra mes njerëzve. Pasojat e saj ndihen ende dhe sot. Por dhe rrëmbyesit në emër të islamizmit që presin kokat e njerëzve që shpesh shkojnë për ndihma e shërbime komunitare përbën një ekstremizëm të dhunshëm që të krijon pasiguri jorehati dhe të bën të ndihesh i pafuqishëm në botën ku jeton.

Por shpesh nuk mendoj se jemi kaq të pafuqishëm. Ne duke i bërë ballë mund ti mundim ata. Asnjëherë s’e kam kuptuar se çfarë do ta joshte një të ri të bëhet kamikaz. Por psikika e njeriut është mister, një mister që errësirën e tij e bën më të frikshme kur qindra jetë njerëzish mund të jenë në dorën e një xhihadisti, nazisti, te një religjioni pa fe, satanik dhe te pakuptimte.

A do te joshesha unë? Kurrë!

A do të luftoja unë kundër tij? Me gjithë qenien time. Do luftoja dhe mundja injorancën. Shkollimi dhe virtytet e larta njerëzore do t’i edukoja në maksimum dhe do ta mundja errësirën. Do të gjeja dritë përtej tunelit te errët për të shpëtuar këdo që do të gjendej para tij me dashje apo rastësisht.

*Ky artikull është pjesë e projektit “Ambasadorët e Rinj kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me mbështetjen e U.S Embassy Tirana.

Next Post
Riatdhesohen 109 shqiptarë, iu ishte refuzuar kërkesa për azil në Francë

Riatdhesohen 109 shqiptarë, iu ishte refuzuar kërkesa për azil në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In