Një predikues i urrejtjes, të cilit i ishte ndaluar largimi nga Britania pasi është dënuar për financim të terrorizmit, është arrestuar në Hungari, ku ai provoi të përdorte kuranin si kartë identifikimi, transmeton koha.net. Trevor Brooks, i njohur si Abu Izzadeen, një ekstremist islamik famëkeq, i cili ishte burgosur në vitin 2008 për financim të terrorizmit, është ndaluar nga oficerët policorë në Lokoshaza, që është një pikë kufitare hungareze me Rumaninë.
Dhe kur 44 vjeçari është ndaluar të shtunën nga policia, ai i ofroi Kuranin si kartë identifikimi personal, në ven të pasaportës.








